Flash News

KRYESORE

Instituti suedez: Shqipëria, me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në ‘Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018’, të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese.

Shqipëria është përkeqësuar me tre vende nga viti i kaluar, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrë vendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Sipas raportit, Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë mjekun e familjes më se dy herë më shumë se suedezët.

Të fundit