Flash News

KRYESORE

Integrimi, ambasadori austriak në Tiranë kritik ndaj qeverisë: Politika t’i përgjigjet aspiratës së 97% të shqiptarëve

Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte para se të nisin bisedimet zyrtare për anëtarësim në BE.

Ndërkohë sot doli rekomandimi zyrtar për Shqipërinë, me theksin që të plotësojë kushtet para se të zhvillohet konferenca ndërqeveritare.

Edhe ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner shprehet kundër qëndrimit të Edi Ramës për kushtet e BE.

Në një intervistë të dhënë sot në gazetën  Panorama, Steiner thekson kushtet të cilat duhen të përmbushen para se të mblidhet  Konferenca e Antarësimit (ose NdërQeveritare) dhe liston prej tyre reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, lirinë e medias etj.

“Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qeshor Edi Rama mohoi qartë e në mënyrë të përsëritur  15 kushtet që atij i vuri Bashkimi Europian i udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Hollanda.  Tre ditë më vonë ai do të ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe do të kishte shansin të korrigjonte  fyerjen e 6 qershorit. Rama kokëfortë foli 25 minuta për Evropën bujqësinë dhe aplikacionin E-Albania por nuk i përmendi kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi u fokusuan seriozisht që tek këto kushte.”

Lexoni edhe:

https://politiko.al/europarlamentaret-e-ppe-nuk-i-ndahen-rames-15-kushtet-e-be-te-futen-ne-rezoluten-e-pe/

Të fundit