Flash News

KRYESORE

Integrimi/ Bundestagu Gjerman sot debat mbi propozimet e grupeve parlamentare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Integrimi/ Bundestagu Gjerman sot debat mbi propozimet e grupeve parlamentare

Pas rezolutës së miratuar dy ditë më parë ku u shpreh qëndrimi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Evropian tetorin e ardhshëm, por me 9 kushte kryesore, sot Bundestagu gjerman do të zhvillojë një diskutim mbi këto propozime.

Sipas axhendës së parashikuar, sot pritet të zhvillohet një debat që do të zgjasë gjysmë ore mbi dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU / CSU dhe SPD, konkretisht: ” Për "Marrëveshjen mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher  Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit dhe " Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit .

Për negociatat e pranimit me Shqipërinë, ekziston gjithashtu një kërkesë nga Grupi FDP. Propozimet u votuan më pas direkt pas diskutimit, si dhe një ndryshim nga Aleanca 90 / Të Gjelbrit.

Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave.

Për Shqipërinë propozimi i CDU/CSU dhe SPD për 9 kushtet dhe hapjen e negociatave pas verifikimit të plotësimit të kushteve nga Shqipëria.

Më 18 tetor është caktuar që të merret vendimi nga Ministrat e Jashtëm të shteteve pjesë të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjermania luan një rol të madh në këtë vendim për Shqipërinë, ndërsa shtetet si Franca, Danimarka dhe Holanda kanë pasur qëndrim negativ karshi vendit tonë për hapjen e negociatave. Por një “po” e Gjermanisë, shihet si influencuese edhe tek tre shtetet skeptike.

Të fundit