Flash News

KRYESORE

Integrimi i Shqipërisë në Evropë, gazetari Hila: Me fytyrat e trafikantëve do i prezantohemi botës?

Integrimi i Shqipërisë në Evropë, gazetari Hila: Me fytyrat

Moderatori Dritan Hila u shpreh në emisionin e tij, “Arena” në Ora News se para se të anëtarësohemi në Bashkimin Europian shteti duhet të mendojë të investojë në kulturë dhe në art.

Hila theksoi se në vendin tonë shkrimtarët dhe artistët nuk përkrahen as financiarisht dhe as materialisht nga institucionet përgjegjëse duke shtuar se nuk mund ti prezantohemi Evropës me fytyrat e trafikantëve të drogës.

“Shteti duhet të investoj që ky vend, nesë do të shkojë ndonjëherë në Evropë të shkojë vetëm me fytyrën e kulturës, se me fytyrën e drogaxhinjëve në po ia luajmë fenë dhe po konkurrojmë kioskat më të mira mafioze në të gjithë botën. Kemi zëvendësuar mafiozët italian në filmat e hollyëood-it”, u shpreh i revoltuar Hila.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe të ftuarit e tjerë, si shkrimtarja Diana Çuli dhe pedagogu Erion Kristo, të cilët në unison bënë thirrje që të investohet më shumë tek arti dhe kultura.

Deklaratën e gazetarit e gjeni në videon e mëposhtme duke filluar nga minuta 56-52:

https://www.youtube.com/watch?v=xS1b4xfgoKw&feature=youtu.be

Të fundit