Flash News

KRYESORE

Integrimi i vendit në ngërç, Mimi Kodheli e shikon problemin te roli i Maqedonisë së Veriut

Integrimi i vendit në ngërç, Mimi Kodheli e shikon problemin te

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli fajëson Maqedoninë e Veriut për ngadalësimin e procesit integrues të rajonit. Sipas gjykimit të saj, marreveshja e emrit me Greqine qe ka zgjatur më shumë se 10 vjet ka ngadalësuar jo vetëm procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, por të gjithë rajonit.

“Diskutimi ka zgjatur një dekadë; ka vonuar proceset integruese të Maqedonisë dhe Ballkanit në tërësi. Sot, në një moment që nuk është menduar se do të arrihet, falë angazhimit të kryeministrit maqedonas dhe grek dy vendet arritën një marrëveshje, e cila ishte jo pa kosto”, deklaroi ndër të tjera Kodheli në A2 News.

Të enjten e kaluar, ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Irlandës u shprehën të pakënaqur me ecurinë e reformave në Shqipëri, duke lënë të nënkuptohet se mund të mos votojnë pro hapjes se negociatave në qershor.

Me entuziazëm folën për Maqedoninë e Veriut, kur deklaruan se  vendi është në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Të fundit