Flash News

KRYESORE

Integrimi në BE/ Aleksis Tsipras krijon ‘tre grupe’ në Ballkan, Shqipëria përmendet e fundit

Integrimi në BE/ Aleksis Tsipras krijon ‘tre grupe’ në

Greqia ka shtuar presionet ndaj Shqipërisë në një kohë kur vendi ynë synon hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Përveç dështimit në kushtet e vendosura nga Brukseli, kryesisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Tiranës, nëpërmjet presidentit Prokopis Pavlopoulos, i janë shtuar edhe dy kërkesa të Athinës: më shumë të drejta për minoritetin grek dhe mos-përmendja e çështjes çame.

Në vizitën që Aleksis Tsipras po zhvillon në Rumani, e para e një kryeministri grek pas 11 vitesh, është diskutuar edhe për integrimin evropian të shteteve të Ballkanit.

Gjatë konferencës me homologen Viorica Dancila, Tsipars bëri tre ndarje ku foli për mbështetjen që Athina dhe Bukureshti japin për integrimin e shteteve ballkanike. Fillimisht, Tsipras veçoi Maqedoninë e Veriut, më pas foli për ‘shtetet e tjera të Ballkanit’ dhe në fund përmendi Shqipërinë.

“Me këtë rast, dua të theksoj gjithashtu se, Greqia dhe Rumania mbështesin përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për integrimin evropian, gjithashtu të shteteve të tjera të Ballkanit, si dhe të Shqipërisë. Ne mbështesim përpjekjet e tyre për t’u përballur me sfidat e mëdha, të bëjnë reformat e duhura, të forcojnë demokracinë, si dhe të bëjnë reforma ekonomike për të arritur kriteret për integrimin në Bashkimin Evropian”, deklaroi Tsipras në Bukuresht, raporton 'Politiko.al'.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërinë kanë përjetuar ftohje edhe më të madhe pas largimit të Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias nga postet e ministrave të Jashtëm. Aleksis Tsipras dhe Edi Rama nuk kanë zhvilluar asnjë takim zyrtar në kryeqytetet respektive që kur kanë marrë drejtimet e qeverive.

Sa i përket procesit të integrimit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende kandidate për në BE dhe presin këtë qershor ‘dritën jeshile’ për të nisur negociatat, ndërkohë që Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk gëzojnë as statusin e vendit kandidat.

Të fundit