Flash News

KRYESORE

Integrimi në BE/ Meta: Alternativa e vetme për Shqipërinë dhe Maqedoninën e Veriut, vendit tonë i duhen përpjekje shumë të mëdha

Integrimi në BE/ Meta: Alternativa e vetme për Shqipërinë

Pas takimit në Presidencë kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski.

Meta e vuri theksin në hapjen e fjalës së tij tek vendimi negativ i Evropës për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai deklaroi se ndan të njëjtin  mendim me homologun e ti maqedonas, se anëtarsimi në BE është alternativa e vetme për të dy vendet.

Presidenti u shpreh se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, ndërsa u ndal tek përpjekjet e Shqipërisë, të cilat sipas tij duhet të jenë shumë të mëdha për të fituar besimin e Bashkimit Evropian.

“Nuk jemi të lumtur për zhvillimet e fundit lidhur me negociatat për të dy vendet, por është tepër e qartë se ndajmë një qëndrim të përbashkët që e vetmja rrugë dhe e vetmja alternativë për dy vendet tona, por edhe rajonin tonë, mbetet anëtarësimi në BE.

Me këtë drejtim do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm, edhe në bashkëpunimin mes vendeve dhe me vetë BE, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon që është aq jetik për të ardhmen e vet kontinentit.

Sa i takon Shqipërisë jam i sigurt se do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë i besueshëm dhe besoj se platforma më e mirë e reagimit dhe reflektimit në raport me Be mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu”, u shpreh Meta.

Të fundit