Flash News

KRYESORE

Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç: Jo pa Demarkacionin me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiç, ka folur për mediet serbe në lidhje me përcaktimin qartë  të kufijve me Kosovën si dhe për integrimin e Serbisë në BE.

Vuçiç tha se Serbisë "nuk do t'i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve. Kur do ta zgjidhim, është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon", tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se ambasadori i ri i Francës në Beograd i ka thënë atë që është e njohur - se Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit.

 

Të fundit