Flash News

KRYESORE

“Integrimi” shoqërohet me përplasje; Grida Duma-Sadri Abazit: Kujdes me mua se e sheh pastaj...

“Integrimi” shoqërohet me përplasje; Grida Duma-Sadri

Mbledhja e Komisionit të Integrimit nuk ka kaluar pa përplasje midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë kohës që në komision po raportonte zv/kryeministri Senida Mesi, ka patur një debat midis socialistit Sadri Abazi dhe demokrates Grida Duma, raporton ‘Panorama’. Fillimisht ka qenë Abazi që i është drejtuar me arrogancë Dumës dhe më pas kanë vijuar replikat.

Debati:

Duma flet me Pollon dhe Çuçin…

Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do te degjojme ty..

Duma: Cfare ke!? Kujdes kur flet..

Abazi: Kujdes une..

Duma: Rri urte, ule zerin…

Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur te duash…

Pollo: Kokën mbaje lart, por gojen mbyllur…..

Duma: Kujdes me mua se e sheh pastaj..

Abazi: Kujdes thuaji atyre qe komunikon.. Se s’komunikon me mua..

Duma: Kujdes kur flet..

Duma e shqetësuar: Kur pritet hapja e negociatave, qeveria pushon eskpertet më të mirë të integrimit

Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Shehaj:  E dimë si ke bërë biznes, mjaft mashtrove, Ahmetaj: Nesër ‘meme’ në facebook

Të fundit