Flash News

KRYESORE

Integrimi i Shqipërisë në BE, eurodeputeti Kukan: E meritoni, por ju duhen persona të kualifikuar

Integrimi i Shqipërisë në BE, eurodeputeti Kukan:  E meritoni,

Është zhvilluar sot takimi i 12 i Këshillit të Stabilzim Asociimit, ku u diskutua për rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe për çështjet që prekin vendin tonë.

I pranishëm në takim ishte dhe eurodeputeti  Eduart Kukan, i cili dha mesazh të fortë për politikën shqiptare dhe hapat e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Kukan u shpreh se Shqipërisë i duhet një ekip i mirë dhe i specializuar i cili do ndihmojë në integrimin në BE. Ai gjithashtu theksoi se negociatat janë vonuar, pasi Shqipëria e meriton integrimin.

“Në Shqipëri të gjitha partitë e duan hapjen e negociatave. Kjo është diçka e mirë për vendin, kjo kërkon punë më të madhe nga ana juaj, qëndrime më të unifikuar për të ardhmen për procesin e zgjerimit. Ata që luftojnë për ju, mund të kenë argumenet të prekshme, shumë herë themi se shpresojmë për Shqipërinë, ju e meritoni, është me vonesë madje, duhet të kishit filluar me këto negociata. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni,”  tha Kukan.

Të fundit