Flash News

KRYESORE

Integrimi i Shqipërisë në BE, Macovei: Duhet dialog konstruktiv mes partive

Integrimi i Shqipërisë në BE, Macovei: Duhet dialog konstruktiv

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei kërkon dialog konstruktiv midis partive politike në vend, duke shpresuar se Shqipërisë do t'i jepet rekomandimin  për hapjen e negociatave.

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei, ka zhvilluar sot takimin e 12-të të këtij delegacioni ku ka folur për mosmarrëveshjet mes Partive Parlamentare.

Macovei u shpreh se Partitë Parlamentare nuk duhet të luftojnë gjithë kohën por duhet të kenë dialog mes tyre. Ajo gjithashtu tha se, “edhe ne e duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Ne kemi evidentuar nga Komisioni Evropian se Shqipëria është në rrugën e mbarë të reformave dhe shpresoj që të kemi një rezultat të prekshëm. Njerëzit kanë nevojë për iniciativa që të ecin përpara

Nuk është mirë që Partitë në Parlament të luftojnë gjithë kohën. Ne duam pozitivitet dhe konstruktivitet. Ne mirëpresim praninë e të dyja palëve dhe shpresoj që nesër të konkludojmë me rekomandimin dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk humbet Parlamenti Evropian, por populli shqiptar.

Shpresoj që të kemi një dialog konstruktiv dhe me rekomandime. Askush nuk thotë se gjërat janë perfekte. Ne e dimë këtë gjë, por të shikojmë realitetin dhe çfarë qëllimi kemi. Të jemi realist dhe të ndjekim interesin e popullit shqiptar. Shqiptarët e dimë që duan anëtarësimin në BE.

Të fundit