Flash News

KRYESORE

Integrimi/ Varhelyi takon kryenegociatorin Zef Mazi, ç’u diskutua mes tyre

Integrimi/ Varhelyi takon kryenegociatorin Zef Mazi, ç’u diskutua

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka takuar kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi, lidhur me procesin e negociatave të Shqipërisë.

Në një status në twitter, Varhelyi shkruan se mes tyre u diskutua për hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.

“U takova me negociatorin e sapoemëruar të  Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”, shkruan komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Të fundit