Flash News

KRYESORE

Inteligjenca është e lindur apo fitohet me kohën

Inteligjenca është e lindur apo fitohet me kohën

Të jesh inteligjent nuk është një veti e trashëguar vetëm që në lindje por mund edhe ta fitoni me kohën. Por për të përvetësuar dije dhe njohuri që ju të bëheni inteligjentë dujhet të praktikoni disa aktivitete të caktuara.

Menjëherë ju shkon mendja tek leximi i sa më shumë materileve por nuk është vetëm ky aktiviteti kryesor që ju nxit juve të bëheni inteligjentë. Disa kërkime shkencore konfirmojonë se nga muzika tek letërsia, nga meditimi tek ushtrimet fizike, janë disa prej mënyrave të kalimit të kohës, që kanë meritën e zhvillimit të mëtejshëm të trurit tonë.

Leximi është një nga zakonet më të shëndetshme, kështu që është shumë e rëndësishme mos ta humbisni këtë zakon. Nuk ka rëndësi se çfarë lexoni, mjafton të lexoni. Duke lexuar përmirësohen të tre llojet e inteligjencës: Fluide (zgjidhja e problemeve), e kristalizuar (aftësia për të përdorur dijet dhe përvojat e pranishme tashmë në kujtesë) dhe sociale (aftësia për të krijuar lidhje dhe për të qenë të pajtueshëm shoqërisht).

Instrumentat muzikore, studime të shumta kanë konfirmuar se t`i biesh një instrumenti muzikor stimulon trurin dhe i lejon atij të prodhojë lidhje të reja mes neuroneve.

Ushtroni mendjen, kur formoni një gëzë apo kur vrisni mendjen për të zgjidhur Sudokun shumëtë vështirë, nuk je duke humbur kohë të vyer, përkundrazi. Ushtrimi i trurit me këto lloje lojërash është i barabartë me pjesëmarrjen në seanca intensive gjimnastike.

Mësoni një gjuhë të re, të folurit e dy apo më shumë gjuhëve, i lejon trurit që të qëndrojë elastik, duke zhvilluar aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe arsyetimit krijues.

Ushtrime fizike, të merresh me sport, ke efekte pozitive mbi mendjen dhe trupin, por vetëm nëse ushtrimet fizike bëhen në mënyrë konstante dhe jo sporadike.

Në fakt është vërtetuar se përsëritja e seancave të lëvizjes rrit sasinë e neurotrofinës BDNF të pranishme në tru, më saktësisht në hipokampus.

Meditimi, një studim i kryer nga profesori amerikan i psikologjisë dhe psikiatrisë, Richard Davidson, mbi aktivitetin e ndryshëm të trurit tek Dalai Lamat dhe disa murgj budistë, u zbulua se meditimi zhvillon disa funksione potencialë të trurit, që përndryshe do të mbeteshin të papërdorur.

Të fundit