Flash News

KRYESORE

Inteligjenca juaj varet nga toni i zërit që keni dhe shpejtësia që flisni

Inteligjenca juaj varet nga toni i zërit që keni dhe shpejtësia

Një studim i publikuar në ‘Gazetën e Shkencave Psikologjike’, ka treguar se toni i zërit dhe shpejtësia me të cilën flisni tregon nivelin tuaj të inteligjencës.

Studentët e MBA nga Universiteti i Çikagos regjistruan disa persona në video duke dhënë pitch-e se pse duhet të punësoheshin. Punëdhënësve të ardhshëm dhe rekrutuesve profesionistë u ishin dhënë tri opsione: shikimi i videos, dëgjimi i audios ose leximi i një transkripti.

Ja se në çfarë rezultoi studimi:

“Këta rekrutues vlerësuan një kandidat si më kompetent, të matur dhe inteligjent kur dëgjuan një pitch më shumë se sa kur lexonin dhe si rezultat, kishin një përshtypje më të favorshme për kandidatin dhe ishin më të interesuar në marrjen në punë të këtij kandidati. Shtimi i zërit në transkripte prodhoi të njëjtat rezultate. Shtimi i shenjave vizuale në audio nuk ndryshoi vlerësimet e kandidatëve. Për të përcjellë intelektin e dikujt, është e rëndësishme që zëri i tij të dëgjohet.”

Për ta përmbledhur, kur është fjala për përshtypjet e para për inteligjencën, pamja nuk ka rëndësi; zëri juaj po. Arsyeja për këtë zbulim i atribuohet evolucionit njerëzor; Zërat tanë janë mjete të cilat shërbejnë për komunikim. Në tekst, shenjat paralinguistike që ofrojnë informacione kritike rreth inteligjencës dhe mendimit të një folësi, humbasin.

Të fundit