Flash News

KRYESORE

'Inter Continental' dhe 'Crowne Plaza', dy markat prestigjoze të hotelerisë shfaqin interes për të investuar në Vlorë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pohuar në emisionin ‘Opinion’, se dy kompani të rëndësishme kanë shfaqur interes të investojnë në Vlorë.

“Mund t’iu konfirmoj se 'InterContinental' dhe 'Crowne Plaza' duan të infestojnë në qytet dhe jemi në bisedimë”, pohoi ai.

Kompania ‘Inter Continental’ ka mbi 180 hotele, të vendosura në më shumë se 60 vende në të gjithë botës. Ajo nisi aktivitetin në vitin 1946 si një degë e Pan American Ëorld Airëays, ndërsa zyrtat qendrore ndodhen në Angli. Kompania po ashtu ka edhe një akademi të quajtur IHH, që shkollon banorët e qyteteve ku ndërtohen për të zhvilluar aftësi për punë.

Ndërsa, kompania ‘Crowne Plaza’ ka mbi 400 hotele, të cilat zakonisht janë të vendosura qendrat e qytetit, vendpushimet, qytetet bregdetare ose afër aeroporteve të mëdha në 52 shtete të botës. Selia e kompanisë ndodhet po ashtu në Angli ndërsa u themelua në vitin 1983.

Të fundit