Flash News

KRYESORE

Inter siguron talentin argjentinas, klauzolë prej 110 milionë eurosh

Pas pakënaqësisë së tifozëve të Interit për merkaton e janarit me blerjen e vetëm dy lojtarëve, Inter ka siguruar shërbimet e futbollistit argjentinas, Lauerto Martinez.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i klubit Racing Avellanda për “Fox Sport”.

“Lauerto  e ka shprehur dëshirën e tij për të shkuar tek Inter. Nuk kemi caktuar një çmim, por kemi marrë një ofertë nga Inter-i dhe kemi lajmëruar Valencia-n, që ka të drejtën e blerjes. 20-vjeçari do Inter-in dhe ne do ta mbështesim vendimin e tij”, ka thënë Blanco.

Blanco gjithashtu ka zbuluar se Martinez do të ketë një klauzolë për prishjen e kontratës me zikaltërit.

“Do të qëndrojë këtu deri në qershor dhe tek Inter-i do të ketë një klauzolë prej 110 milionë eurosh. Duhet të them se është një lojtar i veçantë”, ka deklaruar ai.

 

Të fundit