Flash News

KRYESORE

Interes i ulët për SPAK-un, avokati sqaron arsyet: Kushtet cënojnë privatësinë e familjarëve të kandidatëve

Interes i ulët për SPAK-un, avokati sqaron arsyet: Kushtet

SPAK-u është një ndër organet më të rëndësishme të drejtësisë së re, i projektuar për të hetuar korrupsionin në nivele të larta. Megjithatë, është vënë re një interes i ulët për t’u bërë pjesë e strukturës, teksa deri tani kanë aplikuar vetëm tre prokurorë: Klodian Braho, Besnik Muçi dhe Anton Martini.

Avokati Saimir Vishaj thekson se ka dy arsye, pasi ne radhë të parë prek privatësinë e familjarëve të kandidatit dhe së dyti ka të bëjë me një lloj diskriminimi sepse që në momentin që t'i pranon të hetohesh dhe të përgjohesh ka një pozitë tjetër procedurale.

“Pas kësaj ti nuk mundesh të ushtrosh veprimtarinë tënde si prokuror I SPAK-ut ndërkohë që ndaj teje të tjerët mund të ushtrojnë se ti je subjekt i kontrollit, i përgjimit apo i kontrollit të banese. Rregullat e ashpra I vënë në vështirësi prokurorët për tu përzgjedhur nuk është se na mungojnë kapacitetet, unë jam I bindur se nuk do të ketë 15 kandidatë aq sa do të jetë numri, por mendoj se do të ketë dyfish apo trefish sepse kemi prokurorë shumë të ndershëm. 

Mund të jenë në limitet e fundit ose në përgatitjen e dokumentacionit pasi nuk është e lehtë që një prokuro apo prokurore të bindi bashkëshorten, që ti marri një deklaratë që dhe fëmija i tij apo familjari i tij të përgjohet dhe në banesën e tyre mund të ushtrohet kontroll i herëpashershëm. Këto janë kushte shumë të rënda, siç kemi dhe ne kushtin në Gjykatën e Lartë ku është vënë si kriter që të kesh gradën doctor shkencash dhe kjo i penalizon atë grup juristësh gjykatë apo prokurorë që dëshirojnë të shkojnë në Gjykatën e Lartë dhe këta i penalizon grada shkencore. Mendim është se SPAK do ti plotësojë radhët e veta me prokurorë shumë të mirë pavarësisht kushteve të ashpra dhe kritereve jo ligjore në rastin konkret, por që është e domosdoshme që të kemi një institucion që të kemi një institucion që do të luftojë korrupsionin, do të godasë për herë të parë deputetë dhe krerët e qeverisë të cilët deri më sot janë quajtur të paprekshëm”, përfundoi Vishaj.

Të fundit