Flash News

KRYESORE

Interi do ta blejë, por ka një kusht për sulmuesin Alexis Sanchez

Interi do ta blejë, por ka një kusht për sulmuesin Alexis Sanchez

Alexis Sanchez mund të transferohet përfundimisht te Milani, pas huazimit të këtij sezoni nga Manchester United. Aktualisht kiliani paguhet 200 mijë paundë në javë nga zikaltrit dhe po kaq merr edhe nga "Djajtë e kuq".

Gjërat kanë ndryshuar, sepse Interi nuk është gati ta paguajë 400 mijë paundë në javë ish-lojtarin e Barcelonës. Klubi italian është dakord që të nënshkruajë me të, nëse ky i fundit pranon vetëm 200 mijë sterlina në javë, pra gjysmën e pagës së tij aktuale.

30 vjeçari e ka bindur trajnerin Antonio Conte me performancat e tij, edhe pse nuk ka qenë i qëndrueshëm prej dëmtimit. Sidoqoftë, problemi mbetet paga. Interi nuk do ta përballonte dot një kosto kaq të madhe. Sanchez duhet të thotë "po" ose "jo".

Të fundit