Flash News

KRYESORE

Interi kërkon të transferojë Granit Xhakën

Interi kërkon të transferojë Granit Xhakën

Skuadra italiane e Interit është duke menduar që të përforcojë mesfushën e saj dhe për këtë ka zgjedhur lojtarin e “Arsenalit”, Granit Xhaka.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv Piero Ausilio, ka zgjedhur lojtarin e Arsenalit si profilin e duhur, për të përforcuar mesfushën sezonin e ardhshëm.

26-vjeçari u transferua tek topçinjtë në verën e 2016-ës, për shifrën e 45 milionë eurove nga “Borussia Mönchengladbach”, por drejtuesit e “Arsenalit” nuk do të pranonin asnjë ofertë nën 50 milionë euro për lojtarin.

Granit Xhaka me londinezët ka koleksionuar 125 ndeshje. ku ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet.

Të fundit