Flash News

KRYESORE

"Interi për titull, s'ka nevojë për merkato", - Moratti jep recetën për Conten

"Interi për titull, s'ka nevojë për merkato", -

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur në lidhje me merkaton e italinëve dhe eksperiencën e dështuar në Champions League. Ai mendon se skuadra ka bërë mirë dhe i ka mundësitë të fitojë titullin kampion, pavarësisht se nuk bënë mirë në Champions League.

"Champions League? Interi kishte një grup të vështirë, me disa ndeshje shumë të ndërlikuara. Dihej që do të ishte i vështirë kualifikimi. Besoj se skuadra është, mund të përforcohet vetëm në ndonjë repart që mendon trajneri se duhet të ketë më tepër alternativa.

“Në janar, rikthehen dhe disa futbollistë të dëmtuar. Interi është në formë të mirë. Nuk ka nevojë për merkato. Titulli kampion? Pse jo, Interi duhet të besojë deri në fund”, përfundoi Moratti.

Të fundit