Flash News

KRYESORE

Interi shkarkon Spallettin, gati prezantimi i Contes si trajner i ri

Interi shkarkon Spallettin, gati prezantimi i Contes si trajner i ri

Luciano Spalletti nuk do të jetë më trajner i Interit, ndonëse arriti sërish kualifikimin në Champions League me klubin italian.

“Fc Internazionale Milano konfirmon se Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit të parë. Klubi falenderon Spallettin për punën e tij dhe për rezultatet e arritura së bashku”, thuhet në reagimin e klubit.

Do të jetë Beppe Marotta që do të udhëheqë negociatat e prishjes së kontratës me Spallettin, që parashikohej të zgjaste deri në vitin 2021.

Ndërkohë, mediat e bëjnë pothuajse të sigurtë ardhjen e Antonio Contes në krye të skuadrës zikaltër. Ish-trajneri i Juventus do të prezantohet te rivalët milanez të premten e kësaj jave.

Të fundit