Flash News

KRYESORE

Interi vazhdon punën, gjendet akordi me sulmuesin e njohur

Sulmuesi i Interit, Lutaro Martinez, pritet të rinovojë me zikaltrit dhe këtë e ka konfirmuar dhe agjenti i tij.  Beto Yaque ka konfirmuar zërat se lojtari dhe ekipi italian do të zgjasin bashkëpunimin.

“Unë besoj se ardhja e Antonio Contes e ka përmirësuar Lautaron në një nivel fizik dhe taktik. Ai gjithmonë ka pasur shumë vetëbesim, duke luajtur shumë mirë kundër Barcelonës dhe Juventusit.

“Lautaro është ende i ri dhe me siguri duhet të mësojë se si të ruajë energjinë e tij gjatë 90 minutave. Është shumë inteligjent dhe e di se sa e vështirë duhet të punojë. Rinovimi? Lautaro është shumë i lumtur te Interi dhe së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin. Ai nuk po mendon për asgjë tjetër”.

Të fundit