Flash News

KRYESORE

Internet falas gjatë izolimit në shtëpi? Rama: Vetëm 50 përqind, ndryshe do sillte probleme në rrjet

Internet falas gjatë izolimit në shtëpi? Rama: Vetëm 50

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga nesër kompanitë e internetit do të ofrojnë 50 përqind të sasisë falas për qytetarët.

Gjithashtu, Rama shtoi se programet edukative për nxënësit mund të aksesohen falas.

Nga nesër 50 përqind më shumë internet falas për të gjithë, 5 javët e ardhshme. Falas do të jetë RTSH dhe çdo format edukativ. Abonentët me kontratë fikse kanë akses në platformat për fëmijë 60% më lirë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është maksimumi që mund të bëhej, pasi në të kundërt sistemi do të kalonte në kolaps.

Përvoja e vendeve të prekura nga pandemia dëshmon se mbingarkimi i rrjeteve sjell kolapsin, i cili nuk dëmton vetëm cilësinë, por kompromenton vazhdimësinë e shërbimeve celulare dhe furnizimin me internet”, sqaroi Rama.

Edhe njëherë tjetër, Rama  u bëri thirrje qytetarëve dhe në veçanti të rinjve, të qëndrojnë në shtëpi, pasi virusi nuk rrezikon të vrasë vetëm moshën e tretë, por edhe të rinjtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit