Flash News

KRYESORE

Interpelanca për Alvinin/ Ruçi-deputetit: Ajo që the është fjalë e rëndë, tërhiqe mbrapsht

Interpelanca në Kuvend lidhur me çështjen e Alvin Berishës nuk u zhvillua me Edi Ramën, nën cilësinë e ministrit të Jashtëm, pas kërkesës nga 8 deputetë të opozitës parlamentare, por në vend të tij ishte deleguar Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Nisur nga ky fakt, deputeti Andi Përmeti, i cili ishte pjesë e interpelancës, e cilësoi si shkelje të rregullores nga ana e kreut të Kuvendit.

“Ky ndryshim është bërë në shkelje të rregullores, pasi keni thirrur një ministër tjetër”, u shpreh Përmeti, ndërsa Ruçi i është përgjigjur “Është fjalë e rëndë t'i thuash kryetarit të parlamenti se gënjen për rregulloren, prandaj tërhiqe mbrapsht. Rama ka të drejtë të delegojë një ministër pasi është njëherësh kryeministër dhe ministër i Jashtëm”.

Po ashtu, Përmeti vijoi replikën duke iu thënë: Pyesni këdo jurist të Kuvendit dhe nëse unë e kam gabim kërkoj ndjesë, në të kundërt më kërkoni ndjesë ju publikisht që më cilësoni ‘të paditur’.

Të fundit