Flash News

KRYESORE

Interpelanca për Nezar Seitin, Alibeaj mesazh ministres Gjonaj: Te ‘313’ ka një qeli bosh

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë thirrur sot ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një interpelancë në Kuvend për ekstradimin e financierit të Habilajve, Nezar Seitin.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria kishte përgatitur një skemë të qartë për t’i mbyllur gojën Seitit.

“Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë së arratisur, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste”, tha Alibeaj.

Deputeti demokrat i përmendi ministres Gjonaj edhe qelinë te burgu ‘313’, që me ekstradimin e Seitit ka mbetur bosh.

“Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk u mban të gjithëve”, tha Alibeaj.

Gjonaj i shmanget pyetjeve të Alibeajt: Kam diplomë në drejtësi!

Të fundit