Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista e Agim Bajkos: Ndalimi i filmave të komunizmit? Sa shumë pastrime, para se të shkojmë te arti...
Fjala ‘artist’ sot ndeshet rëndom, por artistët e vërtetë dhe ata që i kanë shërbyer me besnikëri artit, pa bërë kompromise në kurriz të cilësisë së tij, janë të paktë. I tillë është Agim Bajko, “Mjeshtër i Madh”, i cili ka spikatur me rolet e tij komike në teatër dhe kinematografi. Dritarja e vetme nëpërmjet të cilës ai komunikon me publikun është emsioni satirik Bypass Show, të cilin ai e drejton prej njëmbëdhjetë vjetësh. Bajkos, ose Gimit, siç i thërrasin miqtë, nuk i pëlqen të shpërndahet shumë. Ai i qëndron idesë se njeriu duhet ta mprehë çdo ditë me punë talentin e tij dhe të japë më të mirën, në vend që të punojë, si i thonë fjalës, “shumë e për lumë”. Në një intervistë ekskluzive për Politiko.al, Bajko rrëfen lidhjen e tij të fortë me satirën, si bëhej humor në diktaturë dhe si është gjendja e humorit sot. Gjithashtu, ai jep edhe opinionin e tij në lidhje me debatin për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit.
Marsel Lela
Jeni personi publik më jo publik në Shqipëri. U bënë njëmbëdhjetë vjet që përveç të dielave në emisionin Bypass Show, nuk ju shohim askund tjetër, qoftë edhe nëpër intervista. Madje keni refuzuar edhe disa projekte televizive që iu kanë ofruar. Pse?
Mendoj se është më mirë të punosh vazhdimisht dhe të përsosesh në një fushë, se sa të shpërndahesh në dhjetë fusha të ndryshme, e të mos bësh mirë asnjërën. Unë jam marrë me filma, teatër, telekomedi, skeçe dhe spektakle televizive, por gjithmonë në kuadrin e humorit dhe satirës. Kjo është ajo që unë kam zgjedhur të bëj dhe t’i shërbej me besnikëri, për t’i dhënë publikut më të mirën e punës sime. Nuk bëhet kompromis në kurriz të cilësisë.
Nuk jeni fare aktiv as në rrjetet sociale.
Varet çfarë nënkuptoni me të qenit aktiv. Unë hedh vazhdimisht materiale humoristike apo gjëra që kanë të bëjnë me humorin dhe satirën.
E kam fjalën për gjëra nga përditshmëria juaj që mund të ishin me interes për publikun.
Publikut i shërbej me artin tim, të cilit i kushtoj pjesën më të madhe të kohës. Pjesa tjetër është jeta ime personale që më përket vetëm mua dhe familjes sime. Nuk e kuptoj pse njerëzit duhet ta nxjerrin nëpër statuset e Facebook-ut jetën e tyre të përditshme. Nuk e besoj se i hyn kujt në punë çfarë ngjyre i vesha çorapet unë sot, apo ku e kalova ditën, apo sa bukur më rri xhaketa 600 euro që e bleva ndërkohë që po pushoja në Venecia, apo cila ishte pjata që porosita sot në restorant.
Si mendoni, nga se vjen kjo dëshirë e njerëzve për të hedhur gjithçka në ekranin e kompjuterit?
Mendoj se kjo vjen nga fakti se njerëzit kanë krijuar një shoqëri virtuale, të cilës i kushtojnë më shumë kohë se njerëzve realë në jetën e tyre. Kjo lloj shoqërie të bombardon çdo moment me foto dhe statuse që tregojnë se sa e mrekullueshme është jeta e tyre, dhe ty të duhet të mbash ritmin. Në fund të ditës ti kupton se gjithçka shkon mirë dhe të gjithë janë të lumtur përveç teje. Kjo ka krijuar edhe këtë ftohtësinë dhe mungesën e socializimit. E gjitha është te ruajtja e masës së kohës që kalon në internet dhe asaj që zgjedh të hedhësh aty. Tejkalimi i kësaj mase ka sjellë atë që Umberto Eco e quan sëmundja e brezit të sotëm; humbja e kujtesës.
Karrierën tuaj artistike ia keni dedikuar humorit dhe satirës dhe i keni lëvruar këto dy zhanre si para, ashtu edhe pas viteve 90-të. Si ishte të bëje humor në diktaturë?
Popullit i duhet ofruar gjthçka nëpërmjet humorit, por atëhere jo gjithçka me humor mund të dilte në ekran. Mos të harrojmë se po flasim për një sistem të izoluar. Kishte një aparat kontrolli tepër të mprehtë për aktorët, regjizorët dhe skenaristët. Gjithçka kalohej në sitë.
Cila ishte pjesa më e frikshme gjatë punimit të një materiali artistik?
Frika kishte të bënte me materialet humoristike mbi të cilat punonim. E gjithë trupa artistike e dinte mirë se deri ku i kishte caqet dhe përpiqeshim të ishim të kujdesshëm mos ta kalonim “kufirin”. Pra, kishte një masë deri ku mund të shkonte humori. Ai nuk mund dhe nuk duhej ta prekte kurrë, fjala vjen, partinë apo udhëheqësin. Nuk bëhej shaka me këtë. Përpiqeshim të gjenim një rrugë të mesme mes asaj që kërkonte publiku dhe asaj që lejonte pushteti.
Kush i kontrollonte materialet?
Vetëm pak prej specialistëve që kontrollonin materialet ishin të Komitetit Qëndror. Pjesa më e madhe ishin, kur i thonë fjalës, mjeshtra të zanatit, artistë të vërtetë që kanë mbetur edhe sot e kësaj dite në memorien e publikut dhe do vazhdojnë të mbesin gjatë. Nuk do t’i përmend emrat e tyre sepse është një listë e gjatë dhe kam frikë mos harroj ndonjërin. Ata e kontrollonin çdo material me seriozitet dhe profesionalizëm të madh, duke e “qëruar” nga çdo papastërti, nga ujrat e tepërta, apo çdo gjë që mund të ishte joartistike.
Si e shihni gjendjen e humorit sot në krahasim me atë kohë?
Siç e thashë, atëhere kishte një skaner që i kontrollonte materialet artistike. Sot, fatkeqësisht, nuk kemi një të tillë dhe gjithçka kalon pa filtruar. Është ironike që selfiet kurohen dhe kalojnë nëpër disa filtra përpara se të hidhen në rrjetet sociale, ndërsa produktet artistike hidhen pa u kontrolluar fare. Satira dhe humori janë zhanre të artit, por ato po zhvishen përditë nga çdo gjë artistike. Lakuriqësia, vulgariteti dhe zhargoni i rrugës nuk janë art. Kjo duhet kuptuar një herë e mirë.
Kjo vjen ngaqë nuk ka artistë apo sepse këtë kërkon publiku?
Jo, sot ka artistë shumë të mirë, të të gjitha zhanreve, të cilët po na e zbardhin faqen edhe nëpër festivalet më prestigjoze jashtë vendit. Por shpejt, edhe ata gënjehen pas shkëlqimit bosh që ofrojnë produktet pseudoartistike të tipit fast food, që harrohen brenda muajit. Më pas, kjo shitet si diçka që e kërkon publiku, por nuk mendoj se është e vërtetë. Publiku merr atë që i ofron artisti.
E keni ndjekur debatin për ndalimin e filmave që janë bërë në kohën e komunizmit? Cili është opinion juaj?
E kam ndjekur si debat, madje edhe e kemi trajtuar te Bypass-i, duke u dhënë hapësirë zërave pro dhe kundër për të thënë fjalën e tyre, në mënyrë që ne dhe publiku të kuptojmë qëllimin e kësaj nisme. Jam kundra saj për disa arsye shumë të thjeshta. Së pari, në një shoqëri demokratike censura është “mish i huaj” dhe nëse do nisnim duke ndaluar gjithcka që është bërë në atë periudhë, do bënim të njëjtën gjë që kanë bërë edhe ata. Së dyti, filmat e asaj periudhe janë historia e kinematografisë shqiptare dhe ndalimi i tyre do të thotë të zhbësh një histori të tërë. Së treti, kinematografia e ka bërë katharsisin e vet me parodizimin e një pjese të prodhimeve të Kinostudios Shqipëria e Re. Gjatë viteve 90-të janë bërë shumë parodi rreth filmave me partizanë dhe ballistë, të cilat, sot publiku i sheh si pjesë të sfondit historik dhe nuk besoj të ketë njeri që ndikohet prej tyre. Pastrimi duhet nisur nga gjëra të tjera, jo nga arti.
Në emisionin që ju drejtoni keni portretizuar disa herë Nolin dhe Konicën. Çfarë mendoni se ka mbetur sot prej tyre?
Kur lexon shkrimet e tyre të duket sikur koha ka ndaluar në vend dhe ne kemi mbetur po ata. Në frymë gjithçka ka mbetur si përpara një shekulli. Në një nga shkrimet e tij, Konica thotë, në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. Nuk mund të tregohem nihilist dhe të them se nuk ka ndryshuar asgjë në këto njëqind vjet, por fryma e kolltukufagëve ka mbetur po ajo. Duket se e vetmja gjë që mungon sot nga Noli dhe Konica është fryma e tyre e revoltës.
Çfarë mendoni se duhet të bëjnë më mirë politikanët tanë? Cila është këshilla juaj për ta?
Do thoja më shumë një sugjerim se sa këshillë, sepse nuk më pëlqen të jap këshilla. Në fund të çdo emisioni ne u sugjerojmë të gjithëve pa përjashtim, relaks dhe sa më shumë relaks. Ndërsa në rastin konkret, politikanëve do u sugjeroja të kishin një vesh dëgjues për popullin, ndërsa popullit të merren më pak me politikë dhe më shumë me veten. Ti e bën botën më të mirë duke përmirësuar çdo ditë veten tënde.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38