Flash News

KRYESORE

Intervista e Arba Kokalarit 4 vjet më parë në Tiranë: U angazhova në politikën suedeze se është e sinqertë

Intervista e Arba Kokalarit 4 vjet më parë në Tiranë: U

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare, por duke përfaqësuar Suedinë.

Ajo nuk është një emër i panjohur, pasi nisur nga origjina e saj shqiptare është edhe mbesa e atdhetares Musine Kokalarit, e persekutuar në regjimin komunist.

Por, çfarë deklaronte katër vjet më parë në një intervistë për ‘Ilva Taren’ në Ora News.

Ndër të tjera, Arba tregonte se në politikën suedeze është angazhuar për shkak se është e sinqertë, ndërsa rinia është më e angazhuar ne strukturat politike, kur e krahasoi me Shqipërinë.

“Politikanët duhet të shërbejnë për votuesit, shumë flasin por pak bëjnë. Duhet që të mbash premtimet. Në politikën suedeze është shumë e rëndësishme se kontrollohen gjërat. Kjo funksionon për çdo parti. Shoqëria për mua është një kontratë sociale, nga një anë politikanët dhe në anën tjetër votuesit dhe këta të fundit i japin besim atyre që të shërbejnë dhe kjo kurrë nuk duhet të shkelet. Prandaj unë jam angazhuar në politikën suedeze se e di që është e sinqertë dhe shumë prej nesh që jemi angazhuar atje jemi idealistë, duam të përmirësojmë shoqërinë”, tha Arba.

Ajo shtoi se rinia në Suedi luan një rol shumë të rëndësishëm në politikë.

“Atje rinia është shumë e rëndësishme dhe aktive. Edhe partitë janë shumë të hapur për të rinjtë dhe kjo është motivim për ne, edhe për mua kur i hyra politikës. Në Suedi ka mundësi të përmirësosh shoqërinë. Më vjen keq që këtu nuk i hapin rrugë të rinjve se popullsia shqiptare është shumë e re në raport me Suedinë, të rinjtë duhet të jenë më të përfaqësuar”, deklaronte Arba.

Të fundit