Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista e Bashës në Dojçe Vele/ Nuk ka zgjedhje lokale me këtë 'sistem' ku qeverisja dhe krimi bashkëpunojnë
Në një intervistë për “Deutche Welle”, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se “Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, me hilera dhe me një shtet të kapur nga krimi. Në Europë shkohet me vlera, të vërteta, me një Parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë”.
Sipas Bashës, kur bie vota e lirë, ka rënë demokracia.
Video këtu
INTERVISTA E ZBARDHUR
DW: Zoti Basha, vitin e kaluar ju erdhët dhe thatë: po bëj lobim për çeshtjen e negociatave. Keni ardhur me të njëjtin mesazh edhe sot?
Basha: Takimet që janë organizuar nga mikpritësit e mi në Bundestag, edhe me qeverinë federale, edhe në kancelari dhe në ministrinë e Jashtme, kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, Gjermaninë, për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi. Shkohet me vlera, me të vërteta, me një shtet të çliruar nga keqqeverisja në bashkëpunim me krimin dhe me një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve shqiptarë.
DW: Parlamenti është zgjedhur nga vota. Kemi pasur rastet e shitblerjeve, por a nuk mund të trajtohen ato në kuadër të drejtësisë ashtu siç ndodh në demokracitë e tjera?
Basha: Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339, pjesë të vogla të së cilës janë publikuar dhe nga mediat ndërkombëtare, tregon se në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i organizuar në bashkëpunim me kupolën e Rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Fakti që Parlamenti nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por produkt i bashkëpunimit me krimin që ka sjellë një braktisje totale, një tradhëtim të interesit publik dhe të interesit të qytetarëve shqiptarë nga një qeveri që e ka lidhur fatin e vetë jo me qytetarët shqiptarë, por me krimin e organizuar. Është pikërisht krimi i organizuar dhe kapja e shtetit, kapja e politikës, kapja e ekonomisë nëpërmjet krimit të organizuar përmes pastrimit të parave, që u ngrit në raportin e DASH, ato që kanë vrarë shpresën, kanë shkatërruar mundësitë, kanë shkaktuar emigracion masiv të shqiptarëve. Tani është koha që ne të gjithë të veprojmë sëbashku, jo thjeshtë dhe vetëm për të larguar një qeveri të kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar, duke vjedhur paratë e shqiptarëve skandal pas skandali, por për ti dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një transformim rrënjësor të mënyrës se si qeverisemi, për të ndërtuar një raport të ri midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, midis qeveritarëve dhe qytetarëve. Një raport bazuar mbi vlerat europiane të kontrollit dhe të balancës së pushteteve, të drejtësisë së pavarur e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar apo të kapur në korrupsion.
DW: Ju keni disa mandate dhe të gjitha këto problem mund t'i zgjidhni ose mund t'i kishit zgjidhur në kuadër të mandatit që u ka dhënë populli juve, pa e blerë votën, ti zgjidhnit atje në parlament paralelisht duke bashkëpunuar për forcimin e drejtësisë. Ju e bëtë këtë hap, por si mund ta zgjidhni? Do ktheheni prapë në parlament pasi ai është i vetmi vend për të zgjidhur këto çështje?
Basha: Largimi nga parlamenti ndodhi pas çdo shterimi të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjermanë në Bundestag, në qeverinë gjermane i njohin këto problem, i kemi ngritur këto shqetësime prej kohësh, që para një viti. Për fat të keq gjërat këtë vit nuk janë përmirësuar por janë përkeqësuar. Jo vetëm kaq, por tani më kemi prova zyrtare të të bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar. Dalja e opozitës është pa kthim, kriza politike është reale, por kështu është një oportunitet, një mundësi e madhe, jo thjeshtë për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin, por për ti dhënë shqiptarëve një sistem demokratik, funksional, që u shërben atyre dhe jo partive apo thjeshtë e vetëm klasës politike. Kam besim të madh se ky transformim, që tashmë ka nisur, me opozitën në krah të qytetarëve dhe jo në krah të kriminelëve apo personave të emëruar nga krimi në Parlament do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë axhendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvëndësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare. Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri, të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë parlament, dhe jo thjeshtë një noter i kryeministrit. Të garantojmë që reforma në në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesshme penale.
DW: Si? Me cilat instrumenta?
Basha: instrumenti i parë është të kemi një proces politik, të lirë nga influenca e krimit. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme që do ti garantojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një parlament të dalë nga vota e tyre dhe jo, siç tregojnë tashmë provat zyrtare të prokurorisë, të dalë nga influenca e bandave të narkotrafikut, për të cilat kanë raportuar gjerësisht edhe mediat ndërkombëtare.
DW: Reforma zgjedhore am aka ngelur në vend…! Gjykatat dhe gjyqësori nuk po funksionon!
Basha: Këto janë simptoma të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Këtë thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, këto janë shqetësimet që kanë ngritur partnerët tanë gjermanë edhe para një viti. Dhe sot janë edhe më të shqetësuar se një vit më parë. Ndaj është emergjencë kombëtare, jo thjeshtë dhe vetëm të largojmë një qeveri të kapur duke vjedhur zgjedhjet, dhe pastaj duke vjedhur shqiptarët, po të ndërtojmë të gjithë sëbashku një proces transformues, një ndryshim të madh, ku padyshim rol duhet të kenë të gjithë, edhe socialistët e ndershëm, opozita që natyrisht është në ballë të kësaj përpjekje, edhe shoqëria civile, intelektualët dhe media e lirë. Hapi i parë i domosdoshëm është çuarja para drejtësisë e të gjithë politikanëve socialist të kapur nga prokuroria, zyrtarisht, në bashkëpunim me krimin e organizuar duke shkatëruar procesin zgjedhor të vitit 2017-të. Këto janë vetëm hapat e parë, por ne duhet që për këtë transformim të madh i cili duhet të futet edhe në ceshtje të tilla si Sistemi Zgjedhor. Mundësia e forcimit të rolit të Parlamentit, garancitë që drejtësia të jetë e pavarur dhe do të cojë deri në fund çeshtjet e korrupsionit të lartë zyrtar. Liria e medias, mundësia e qytetarëve për tu shprehur përmes referendumit. Pra bëhet fjalë për një ndërhyrje të thellë e cila do të bëjë të mundur që në të ardhmen, asnjë parti politike dhe asnjë person sado i pushtetshëm të mos jetë në gjendje që si sot të kapë të gjitha pushtetet në një dorë, të shkatërrojë mundësitë për shqiptarët dhe ti detyrojë ata ta kërkojnë fatin e tyre jashtë vendit siç po ndodh sot në Shqipëri.
DW: Domethënë, halli është të hiqet kryeministri?
Basha: Unë po ju them pikërisht të kundërtën, që largimi i kësaj qeverie të kapur duke vjedhur votat, nuk është fundi por fillimi i një procesi, i cili duhet të jetë një process i thellë transformimi dhe rindërtimi të mardhënies midis qytetarëve dhe politikës. Kjo mund të ndodhë vetëm duke ndryshuar me themel të gjithë ato probleme të akumuluara këto 30 vjet të krimit dhe të korrupsionit, por të cilat kulmuan me këtë qeveri dhe më këtë kryeministër, dhe duke mundësuar përmes një transformimi të tillë që ato gjëra që funksionojnë këtu në Berlin, apo në Gjermani, ndarja dhe kontrolli i pushteteve, drejtësia e pavarur, media e pavarur, të garantojnë edhe në Shqipëri që qeverisja e ardhëshme ti takojë qytetarëve, tu sherbejë qytetarëve, të vijë dhe të largohet me votën e qytetarëve.
DW: Për këtë ju duhet edhe bashkëpunimi i palës tjetër. Në qoftëse ju thoni se ata duhet të çohen para drejtësisë, ka shumë mundësi që tani Shqipëria është e ndarë dhe polarizuar, është shumë e vështirë të gjendet një konsensus me bazë të gjerë, apo e shikoni ndryshe ju?
Basha: Përkundrazi, unë jam me shumë shpresë. Padyshim ka njerëz që janë të trembur nga ky ndryshim. Janë ata të cilët fatin e tyre politik e kanë lidhur me krimin, e kanë lidhur me oligarkinë, jo me qytetarët. Por unë e di se edhe në gjirin e Partisë Socialiste, pjesa më e madhe, nuk janë ata që kanë përfituar nga bashkëpunimi me krimin. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për zhvillimin e Shqipërisë. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për sektorë të rëndësishëm të jetës, nga arsimi të shendetësia apo te ekonomia, por ne duhet të bashkohemi tek vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të nderhsme, një parlamenti të dalë nga vota e qytetarëve, një qeveri e cila i përgjigjet parlamentit dhe qytetarëve. Një drejtësia të pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
DW: Keni një ofertë për zotin Bushati që pati dje një fjalim në Parlament, i cili ftonte për bisedë e dialog?
Basha: Ka shumë zërë, publikë dhe jo publikë, të cilët konfirmojnë se problemi i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, është po kaq problem kombëtar sa ç’është problem për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Padyshim që unë uroj që Partia Socialiste e Shqipërisë të gjejë forcën t'i shërbejë këtij projekti të madh kombëtar, këtij transformimi kombëtar, për të ndërtuar së bashku vlerat europiane në Shqipëri. Duke filluar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke filluar me ndëshkimin e politikanëve të kapur duke vjedhur zgjedhjet e kaluara, duke vjedhur në afera të tmerrshme korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Dhe në këtë kuptim, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët duan një të ardhme europiane për Shqipërinë.
DW: Zgjedhje lokale pra nuk do të ketë?
Basha: Çeshtja e zgjedhjeve lokale, zgjidhet vetëm pasi të ndëshkohen ata të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale të kaluara. Pra pa u ndëshkuar, pa marrë fund ky model i bashkëpunimit të hapur me krimin e organizuar dhe qeverisjes, as që mund të bëhet fjalë për normalitet apo për zgjedhje të tjera. Prioritet dhe emergjencë kombëtare, është rikthimi i besimit të shqiptarëve tek procesi zgjedhor. Dhe për këtë duhet patjetër, përpos largimit të qeverisë aktuale dhe një qeverie tranzitore, të çohen para drejtësisë: dosja 339 dhe të gjithë kokat politike të përfshira në këtë dosje.
DW: Lobisti Nik Muzin ka thënë se ka lobuar për llogari tuaj. Përse e ka bërë këtë?
Basha: i kam dhënë të gjitha përgjigjet për këtë çeshtje dhe jam i bindur se nuk kam çfarë të shtoj apo të heq këtu në Berlin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38