Flash News

KRYESORE

Intervista e parë ndërkombëtare/ Trump rrëfen se shkruan në Twitter nga shtrati dhe se nuk i njeh kreun e opozitës britanike dhe kryebashkiakun e Londrës

Donald Trump ka rrëfyer se ai i bën tweet-imet nga shtrati, nuk e njeh Jeremy Corbyn dhe se i viojnë shumë e-maile nga adhuriesit britanikë, gjatë një interviste me Piers Morgan.

Presidenti amerikan insistoi duke thënë se është “shumë popullor”  në Britaninë e Madhe, pavarësisht parashikimeve se vizita e tij në këtë shtet do të shoqërohet nga kundërshtime dhe protesta të mëdha.

Në intervistën e tij të parë televizive ndërkombëtare, Trump theksoi: “Mendoj se jam shumë popullor në vendin tuaj. Më vijmë shumë e-maile fansash nga njerëzit e vendit tuaj, ata e pëlqejnë ndjesinë time të sigrisë dhe atë që them për shumë gjëra të ndryshme... kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëzit në Britanine e Madhe”.

Kur Morgan i ëprmendi liderin britanik të opozitës, laburistin Jeremy Corbyn, dhe kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan, të cilët kanë qenë kritikë me Trumpin, presidenti u përgjigj: “Nuk i njoh këta burra”.

Të fundit