Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista e plotë/ Basha: Çfarë bisedova me zyrtarët e lartë në Berlin; Perëndimi i ka vënë kryqin Edi Ramës
Në një lidhje telefonike në emisionin “Të pakspozuarit”, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për çfarë ka diskutuar në takimet me përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut, në Berlin.
“Isha në Berlin me ftesë të partisë si motër CDU/CSU për një vizitë të ngjeshur me përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut, në përpjekje për t’i dhënë Shqipërisë, bashkë me daljen nga kjo krizë, edhe themelet e demokracisë. Kam pasur takime dje e sot me këshilltarin e Merkel për punë të jashtme dhe siguri dhe zv. sekretarin e çështjeve të jashtme dhe zv. sekretarin e çështjeve europiane. Kam pasur takime në ministrinë e jashtme gjermane në fokus të të cilave ka qenë kriza në Shqipëri. Takimet ishin shumë të suksesshme. Përkushtimi është i përbashkët për daljen nga kriza.
Ata e kanë të qartë se nën sundimin e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në Kolumbi. Kur nuk ka institucione demokratike dhe zgjedhje të lira (dosja 339), ku nuk ka gjykatë kushtetuese, dhe as media, pavarësisht përpjekjeve të disa gazetarëve, është e qartë që Shqipëria nuk ka bërë hapa para, ka bërë hapa pas. Pa kriteret e Kopenhagenit nuk mund të jesh anëtar as i KE jo më anëtar i NATO-s e BE. Edi Rama në Perëndim konsiderohet njëri i rënë politikisht, i kanë vënë kryqin.
Kam patur mundësinë të ndaj në Berlin platformën e PD, për t’i dhënë Shqipërisë një trasformim të thëllë. Parlamenti të jetë parlament dhe jo nevojtore e politikës”, shprehet Basha.
I pyetur lidhur me shprehjen e kryeministrit Rama “siglat e PD dhe LSI do t’i çojmë për skrap”, Basha ka pasur një reagim shpërfillës, duke u shprehur: “Po edhe? Do merremi me batutat e Edi Ramës tani?"
Intervista e plotë:
Rakipi: Ju jeni duke u kthyer nga Gjermania, a mund të dimë diçka më shumë për kontaktet politike që patët atje?
Basha: Po, isha me ftesë të fraksionit kryesor qeveritar, partisë tonë simotër, CDU/CSU të kancelares Merkel, për një vizitë shumë të ngjeshur dy ditore, ku kam takuar përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut: kryetaret e komisioneve të jashtme, çështjeve evropiane, të tre kryetarët e grupeve parlamentare CDU-CSU që ndjekin politikat e jashtme dhe të sigurisë, çështjet e shtetit ligjor dhe politikat evropiane. Kam pasur takime dje e sot në Kancelari me këshilltarin e Kancelares Merkel për punë të jashtme dhe sigurinë Dr. Jan Hecker dhe zv. këshilltarin e çështjeve europiane Dr. Neueder. Kam takuar, po kështu, edhe përfaqësues të opozitës gjermane si dhe kam patur takime në Ministrinë e Jashtme gjermane, në fokus të të cilave ka qenë kriza politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri dhe ndarja e pikëpamjeve të opozitës, PD, për rrugët e daljes nga kjo krizë dhe për t’i dhënë Shqipërisë, së bashku me daljen nga kjo krizë, themelet e një demokracie të standardeve europiane, si parakusht për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.
Takime jashtëzakonisht të suksesshme, në radhë të parë në ndarjen e pikëpamjeve dhe informacionit rreth ngjarjeve në Shqipëri dhe, në rradhë të dytë, në rikonfirmimin dypalësh, qoftë nga ana e Partisë Demokratike dhe opozitës në emrin tim, ashtu edhe nga ana e partnerëve gjermanë të përkushtimit të përbashkët për vlerat europiane, pa të cilat nuk mund të shkohet drejt Europës.
Rakipi: Për krizën çfarë thanë ata, zoti Basha?
Basha: Prej më shumë se një viti, Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri, shqetësime që janë shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur nga drejtuesit më të lartë të politikës gjermane. Për fat të keq, i pari i qeverisë ka zgjedhur t’i injorojë ose të tallet dhe të sulmojë ata që kanë folur në emër të Gjermanisë dhe, nga ana tjetër, të gënjejë popullin shqiptar, siç bëri para një viti, kur deklaroi se negociatat u hapën.
Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtë se raportet gjermane, raportet politike, por edhe raportet e Agjencisë Federale të Luftës Kundër Krimit, tregojnë atë që opozita dhe PD kemi thënë prej kohësh që, nën sundimin e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës, ku nuk ka institucione demokratike, ku nuk ka zgjedhje të lira, sepse, nëse asgjësohet vota e lirë, siç pamë edhe nga dosja 339, nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira, ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe ku gjitha pushtetet kontrollohen nga një njeri i vetëm , ku ka rënë edhe pushteti i katërt, media në tërësi, pavarësisht prej përpjekjeve të disa gazetarëve kurajozë, midis tyre edhe disa prej të pranishmëve në studion tuaj.
Shqetësimet e Gjermanisë janë të qarta, të shprehura qartë: Shqipëria nuk ka bërë hapa para, Shqipëria ka bërë hapa prapa. Jo vetëm që nuk ka realizuar detyrat për të avancuar drejt BE-së, por ka rrënuar ato që quhen kriteret e Kopenhagenit. Janë kritere pa plotësimin e të cilave nuk bëhesh dot anëtar as i KE jo më anëtar i NATO-s e BE. Pra, Gjermania ka shprehur një shqetësim të jashtëzakonshëm prej një viti dhe ky shqetësim vetëm sa është thelluar.
Është bindja ime personale, jo vetëm nga bisedat ne Berlin, por edhe nga kontaktet që kam pasur me përfaqësues të lartë të politikës europiane dhe jo vetëm, se Edi Rama konsiderohet njeri i mbaruar politikisht. Në perëndim konsiderohet si një njeri që i kanë vënë kryqin, natyrisht akoma i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare deri sa ne t’i kemi dhënë realisht zgjidhje politike krizës.
Pikërisht këtu, dua të ndaj me ju dhe përmes jush me qytetarët që na ndjekin, se është pritur me interes të madh platforma që kam shpalosur në emër të opozitës, që nuk synon thjesht largimin e Edi Ramës apo qeverisë së tij të korruptuar, të kapur duke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Bëhet fjalë për një projekt transformues për shqiptarët, i cili, padyshim, në radhë të parë, duhet të çojë para përgjegjësisë dhe para drejtësisë të gjithë ata që janë kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe për këtë në radhë të parë duhet një drejtësi e pavarur, jo një drejtësi e kapur politikisht.
Por kjo nuk mund të jetë faza e vetme e këtij transformimi.
Na duhet të ndërtojmë themelet e një bashkëjetese demokratike, ku të jetë e pamundur për këdo, blu apo rozë që, sa herë t’u teket, të rreshtojnë drejtësinë, të kërcënojnë, poshtërojë, tallë, sulmojë, vetë apo nëpërmjet kriminelëve, gazetarët, të kapë ekonominë, pra, të mbyllë gjithë vendimmarrjen në një grusht njerëzish, siç ka ndodhur sot në Shqipëri.
Parandalimi i këtij problem në të ardhmen, kërkon një transformim shumë më të thellë se thjesht dhe vetëm largimi i Edi Ramës.
Pikërisht në këtë kuptim kam pasur mundësinë të ndaj edhe në Berlin platformën tonë, vizionin tonë që, tashmë, kemi nisur ta shpalosim edhe në Shqipëri në një dialog kombëtar, për t’i dhënë Shqipërisë një transformim të thellë, ku nesër qeverisja të jetë e lidhur vetëm me qytetarët, ta ketë të lidhur fatin vetëm me qytetarët, jo me kriminelët dhe oligarkët, ku parlamenti të jetë vërtet parlament dhe jo nevojtore e qeverisë, në kuptimin që, çfarëdo nevoje që ka qeveria, ngrenë dorën parlamentarët, sepse nuk e kanë lidhur fatin e tyre me votuesit, por me krimin.
Së treti, për të bërë të mundur që qytetarët të shprehen direkt për çështje të rëndësishme, se ne kemi një ligj që ndalon referendumet. Përmes referendumit ne mund të ndalonim afera të tmerrshme korruptive, si inceneratorët apo atë të Teatrit Kombëtar, apo zhvendosjen e Lanës me projektin 60 milion euro të trafikantit të drogës, apo projektin e Unazës, një vjedhje për të cilën mund t’ju them se ka habitur shumëkënd. Gjatë qëndrimit në Gjermani, mësova se kostoja mesatare e ndërtimit të autostradës në Gjermani është 5 milion euro për kilometër. Dhe nuk mund ta kuptonin sesi mund të shkojë 20 e 24 milion euro bashkë me TVSH-në, kostoja e ndërtimit të autostradës në Shqipëri, përveçse vjedhjes galopante.
Rakipi: Zoti Rama ka thënë se ju dhe LSi-në do t ju çojë për skrap. Keni një përgjigje për këtë?
Basha: Sa kohë që ky vend, kjo gazetari merret me batutat e Edi Ramës, fjalori i të cilit ka degjeneruar në fjalorin e një adoleshenti të çakorduar, që e ka mendjen të flasë vetëm për gjenitale e për skrap, nuk do të bëjë përpara. Ne duhet ta refuzojmë këtë. Ne duhet ta kuptojmë se Edi Rama është në një moment nervozizmi, sepse i ka ardhur fundi dhe një nga shprehjet kryesore të nervozizmit është agresiviteti, aq më shumë agresiviteti infantil apo rrugaçëror që e ka karakterizuar gjithmonë, por që tani ka marrë dimensione të pakontrolluara. Nuk do të merreni ne tani, t’i vëmë fre gojës së pisët të Edi Ramës. Ne do të merremi me logjikën e kësaj krize politike dhe tejkalimin e fenomenit Rama, me varrosjen e fenomenit Rama, si parakusht për të hapur derën e Shqipërisë europiane dhe për të mos u përsëritur më kurrë kjo e zezë.
Kurrë më, asnjë njeri, asnjë grup oligarkësh dhe kriminelësh, të mos marrë më peng institucionet, të mos shkatërrojë ekonominë e vendit, mos të detyrojë shqiptarët të largohen nga vendi për të krijuar mundësi për vete dhe familjet e tyre. Të mos nënshtrojë median, të mos kapë drejtësinë. Dhe që të ndodhë kjo, na duhet një proces vërtet transformues i demokracisë dhe një shtet ligjor që nis me largimin e Edi Ramës, por nuk bitis aty.
Rakipi: Ju keni patur një takim me Presidentin e Republikës që ka mbetur gati privat dhe pa asnjë farë komenti. Çfarë keni biseduar?
Basha: Po, ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar, i cili ka zgjatur afro 35 minuta dhe ka qenë një takim në të cilin kam parashtruar pikëpamjet e mia për momentin politik ku ndodhet vendi. Po kështu, kam pasur mundësi të shkëmbej disa mendime mbi situatën aktuale me presidentin. Asgjë misterioze, asgjë e fshehtë, asgjë të fshehtë që i mbahet publikut. Ka qenë një takim normal ku kemi bashkëbiseduar. Për një kohë të gjatë nuk kishte ndodhur kjo për mënyrën se si unë i shoh, si kryetar i Partisë Demokratike, zhvillimet politike në vend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38