Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ E vetmja grua drejtuese në degët e PD, flet Mirlinda Çollaku: Leksion i fortë qytetarie, s’është e lehtë të jesh në politikë
Partia Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjeve të krerëve lokalë të degëve të saj në të gjithë vendin. Mes drejtuesve ra në sy edhe zgjedhja e një gruaje, konkretisht në degën numër 2 në Tiranë.
Është fjala për Mirlinda Çollakun, e cila u shpall fituese me 113 vota përballë kreut të Departamentit të ish-te Përndjekurve Politikë, Edison Çela, i cili grumbulloi vetëm 84 vota, duke u renditur si e vetmja grua e shpallur fituese në të gjitha degët e PD në rang vendi.
Në një intervistë për politiko.al Mirlinda Çollaku tregon më shumë mbi angazhimin e saj në politikë dhe ndan emocionet e të qenurit e vetmja grua drejtuese në degët e Partisë Demokratike.
Sipas saj, nuk është aspak e lehtë të qenurit një grua në politikë, për shkak se lidhet edhe me një nivel të caktuar të emancipimit të shoqërisë. Megjithatë, ajo e shikon më shumë si një leksion të fortë qytetarie.
Çollaku shton se sfida e vetme e Partisë Demokratike është lufta me mafien e krimin e organizuar dhe për këtë fton të gjithë demokratët, qytetarët dhe intelektualët në një front të madh kundër asaj që ajo e cilëson ‘modeli i së keqes’.
Ju vini nga bota akademike, çfarë ju shtyu të angazhoheni në politikë?
Është e vërtetë që unë vij nga bota akademike. Kam mbaruar studimet në Bullgari në vitin 2001 për Filologji dhe Master në Sociolinguistikë. Më pas kam mbaruar në Tiranë për Drejtësi dhe e specializuar në të drejtat e pronësisë intelektuale. Prej shume vitesh drejtoj një Qendër ekspertize për të Drejtat e autorit. Jam rregullisht e përfshirë në projekte rajonale dhe evropiane të BE në cilësinë e ekspertes për të drejtat e autorit.
Për hir të së vërtetës, angazhimin tim në politikë e kam prej disa vitesh pranë Partisë Demokratike të degës 2 dhe ky angazhim vjen, ndoshta për hir të natyrës sime që nuk mund të qëndroj indiferente në rastet kur shoh, që mund të ndihmoj apo kontribuoj me diçka, por edhe si një zgjedhje natyrale, pasi vij nga një familje intelektualesh të cilët e kanë ndjerë drejtpërdrejt peshën e dhunën e regjimit te diktaturës komuniste, me familjarë të burgosur e internuar për mbi 20 vite.
Por padyshim, marrja e përgjegjësisë së drejtimit të degës 2 PD, është një hap angazhimi më themelor dhe i rëndësishëm. E kam pranuar pa hezitim këtë sfidë, pasi e konsideroj jetike për vendin angazhimin maksimal të elitës intelektuale, në kushtet e një emergjence kombëtare ku ndodhet sot vendi. Besoj më shumë se kurrë se, sot shoqëria shqiptare ka nevojë të bëjë ndarjen e qartë midis të mirës e të keqes dhe kujdes jo midis të majtës e të djathtës. Unë do isha e lumtur që të mund të kishim këtë betejë në Shqipëri, por fatkeqësisht sot e majta dhe PS është po kaq në hall sa çdo shqiptar i ndershëm, për shkak të kapjes së saj nga një organizatë kriminale siç është Rilindja. Unë kam një djalë 16 vjeç të cilin dua ta rris në këtë vend. Për të mirën e tij dhe të gjithë njerëzve të ndershëm të këtij vendi, të gjithë duhet sot të mos heshtim, por të rreshtohemi në një front të madh kundër të keqes, ashtu si dikur në vitin ‘92.
Jeni zgjedhur gruaja e vetme drejtuese në degët e PD, si ndiheni?
Po është e vërtetë dhe emocionet i kam pak të përziera për këtë fakt. Unë nuk jam shumë partizane e favorizimeve gjinore, siç janë kuotat gjinore, pasi vetë në jetë jam mësuar të futem në gara dhe më shumë se gjithçka besoj të gara, konkurrenca por kjo kur është e ndershme dhe bazohet tek aftësitë e individit. E megjithatë, pavarësisht kësaj, shoqëria shqiptare dhe sidomos jeta politike në vend është e dominuar nga burrat dhe të qenit grua në politikë nuk është shumë e lehtë, pasi lidhet edhe me një nivel të caktuar të emancipimit të shoqërisë. Jam vërtetë e impresionuar nga mbështetja që mora ditën e zgjedhjeve nga drejtuesit e degës 2 PD, pasi e konsideroj si një leksion të fortë qytetarie që, votuesit e degës ku lindi Partia Demokratike kanë dhënë me verdiktin e tyre.
Si e vlerësoni procesin e zgjedhjeve brenda PD dhe konkretisht në degën numër 2?
Jam shumë e kënaqur me mbarëvajtjen e të gjithë procesit. Kanë qenë 220 votues dhe kanë marre pjesë ne votim 197, çka është tregues i dëshirës, angazhimit, shpresës dhe vullnetit të demokratëve të degës 2 për ta fuqizuar fort atë.
Ajo pjesëmarrje dhe fryma e votimeve më kanë mbushur me shpresë e optimizëm, se ndryshimi do të jetë i shpejtë dhe tërësor për PD e degës 2 dhe të gjithë ata qe njohin strukturën zgjedhore në Shqipëri e pohojnë që, kur dega 2 PD ndryshon kjo është fryma që përcillet në të gjithë vendin.
Cilat janë sfidat dhe objektivat tuaja si drejtuese e re e PD në këtë zonë të Tiranës?
Dega 2 PD nga sot është në fushatë nga pikëpamja e organizimit dhe veprimit të strukturave në terren. Por mbi të gjitha, objektivi im për këtë degë është që të afrohen e te kontribuojnë së pari të gjithë demokratët të cilët janë shtylla kurrizore e PD, por krahas tyre do të kërkoj fort që të angazhohen edhe qytetarët e ndershëm të zonës, intelektualët, figura e personalitete që fatmirësisht kjo degë i ka me shumicë, pasi ashtu siç e thashë me sipër ne nuk kemi betejë politike me formacionet natyrale politike. Ne jemi në lufte me mafien e krimin e organizuar, i cili sot ka pushtetin dhe kontrollon çdo qelizë të shtetit. E kjo nuk është sfidë vetëm e Partisë Demokratike, por e çdo qytetari të ndershëm që refuzon këtë model të të keqes. E për këtë arsye është domosdoshmëri bashkimi I vullneteve të të gjithë qytetarëve të lirë të këtij vendi për tu bashkuar si në vitin 92, në një front të madh kundër kësaj të keqe që po shpopullon Shqipërinë. Kjo është dhe sfida ime dhe e demokratëve të degës 2 të PD.
Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38