Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista e Virgjil Muçit/ Historia danteske e Shqipërisë së tranzicionit: jemi në një farë Purgatori
Il Dubbio
- «Përshtypja e parë te njerëzit është diçka që mbetet përherë»: për dikë që shkel për herë të parë në Shqipëri si mund të jetë kjo përshtypje?
Nuk e di. Kurrë më parë s’e kam menduar. Mund t’ju them që në sytë e një të huaji, dhe këtu nuk kam parasysh dikë që vjen nga përtej oqeanit, por edhe nga bregu përballë, siç është Italia, Shqipëria ka pasur gjithmonë një farë aureole ekzotizimi. Edward Gibboni në mes të shekullit të 18-të e përshkruante Shqipërinë si një vend që megjithëse duket nga Italia është më pak e njohur se cepat më të largët të Amerikës. Duke iu kthyer pyetjes suaj do të thosha se ajo që bën përshtypje dhe ngandonjëherë ngjan si diçka unikale është një farë hiper energjie shpesh kaotike që herë të entuziazmon, herë të pështjellon e të trullos. E megjithatë Tirana, kryeqyteti i vendit, sot nuk është më “një bulevard pa qytet”, siç e përkufizonte dikur me një dozë cinizmi shkrimtari sovjetik Ilia Ehrenburg, por një metropol me plotëkuptimin e fjalës që, përmbi gjithçka tjetër, bën një përpjekje të ethshme për t’i shpëtuar arkitekturës socialiste, është në kërkim të një identiteti urban dhe qytetërimor Perëndimor.
- Në romanin tuaj gjejnë hapësirë përmes fjalëve të personazheve, siç është Robert Farka, kujtime nga një e kaluar e dhimbshme. Çfarë jehonash mbijetojnë sot prej regjimit të kaluar komunist?
Robert Farka është më shumë se një personazh, është një fenomen i dhimbshëm, tragjik, i një shtrese njerëzish që, për arsye të mosarsyes, u persekutuan gjatë regjimit komunist, ndërkohë që, sot e kësaj dite, janë në kërkim të një ekzistence të re, në një vend normal, larg të kaluarës dhe reminishencave të saj që, për fat të keq, në një mënyrë ose një tjetër, nxjerrin krye herë pas here. Ai është një idealist, një specie në zhdukje e sipër, i cili beson në një shoqëri të re, më të mirë, më të lirë e më të begatë, por idealizmi i tij merret për naivizëm nga sharlatanët dhe keqpërdoret për interesa meskine. Farka beson se as hakmarrja, as internimi, as harresa nuk mund ta ndryshojnë të kaluarën, duke qenë se beson fort tek e ardhmja.
Ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës Qendrore e Lindore, pjesëtare të ish-kampit socialist – mos të harrojmë që Shqipëria doli nga ky kamp në vitin 1960-, në Shqipëri rrallëherë gjen nostalgjikë të regjimit të dikurshëm. Me frymën e tyre pragmatiste dhe nevojën për të mbijetuar në një shoqëri ku idealet janë zëvendësuar nga kulti i parasë dhe aspirata për t’u pasuruar sa më parë, shqiptarët e flakën tej regjimin, ideologjinë e tij dhe u projektuan nga e ardhmja, të cilën, për fat të keq, shpresëhumbur shpesh orvaten ta gjejnë larg vendit të tyre, në një botë të idealizuar që mishërohet te Perëndimi në përgjithësi dhe tek Amerika në veçanti. Në një shoqëri që nuk ekzistojnë më as ideologjitë, as idealit ngashënjimi i vetëm janë paratë, kamja. Duke iu kthyer sërish figurës së Robert Farkës dëshiroj ta përkufizoj me fjalët e Machiavellit kur thotë: “Një profet i çarmatosur nuk ka të ardhme në politikë”. Ai, pra, është pikërisht një profet i çarmatosur.
- Përgjatë “monologjeve të Dionisit” – që, nga mënyra si janë ndërtuar e funksionojnë të kujtojnë koret e tragjedive greke të antikitetit –, teksa përmblidhet në pak fjalë historia shqiptare shtrohet pyetja: «Kur ia kemi hequr vetes?». Ju, si shkrimtar, si i përgjigjeni?
Mendoj që nuk ka një përgjigje të vetme për këtë pyetje, ka shumë përgjigje, me të cilat, in primis duhet të merren historianët, por jo vetëm ata. Çehovi na thotë se detyra e artistit, në këtë rast e shkrimtarit, nuk konsiston në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë, por në parashtrimin e tyre në mënyrë të saktë dhe korrekte. Pra, diçka të kundërt me atë që na mësonte dikur estetika zhdanoviste që e rendiste shkrimtarin ndër ndihmësit e partisë për edukimin e masave e marrina të këtilla. Edhe unë te “Piramida e shpirtrave” këtë gjë jam përpjekur të bëj. Sipas meje e tashmja dhe e shkuara gjenden tek e ardhmja jonë, ndaj po ta këqyrësh mirë e mirë nga ky kënd do të shohësh se e ardhmja është në të shkuarën tonë. Prapëseprapë, siç thotë një shkrimtar magrebas: “S’duhet ta lejojmë kujtesën tonë të plagosur të udhëheqë të ardhmen tonë”.
- Përsa i përket demokracisë në Shqipëri personazhi yt thotë: “Tek e fundit, edhe kjo si gjithçka tjetër, do të përfundojë në një karikaturë sui generis». Përse jeni kaq i bindur?
Ç’është e vërteta, është i bindur ai, personazhi im, dhe jo unë, autori. Por scherzia parte, siç thoni ju italianët. Ka një fatalitet në historinë moderne të vendit tim. Në periudhën midis dy luftrave botërore Shqipëria e drejtuar nga Ahmet Zogu u shndërrua brenda natës nga republikë në monarki me një mbret që, në sytë e dyerve mbretërore të Europës, dukej sikur kishte dalë nga ndonjë operetë vieneze. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u rreshtua në kampin socialist për t’u shkëputur prej tij pas afro njëzet vjetësh me pretendimin se vendet e tjera, me në krye Bashkimin Sovjetik, e kishin tradhtuar doktrinën e marksizëm-leninizmit, pishtar i vetëm i së cilës në botë, në mënyrë groteske, mbetej ky vend i vogël në një qoshk të Ballkanit. Në të vërtetë komunizmi shqiptar ishte një hibrid i frikshëm, një farë Frankeshtajni, me një fjalë një mostër, i pushtetit personal të Enver Hoxhës, ku ndërthurreshin copëza marksizmi me tiparet më të pështira të autokracive despotike lindore. Për ironi të fatit mund të ndodhë që edhe sot e gjithë ditën të krijojmë një model të ri demokracie në qoftë se në vend të institucioneve demokratike do të mbështesim individë të sëmurë nga pushteti dhe të korruptuar nga krimi. Po t’i hedhim një sy historisë së këtij tridhjetëvjeçari do të vërejmë se politika është një skenë teatri ku në aktin e tretë shfaqet një ngjarje krejt ndryshe nga ajo çka aktorët na kanë rrëfyer në aktin e parë. Pikërisht për këtë gjë, duke perifrazuar një shprehje të njohur, dëshiroj të them se “politika është diçka mjaft serioze për t’ua lënë në duar vetëm politikanëve”. Mendoj se Oriana Fallaci kishte të drejtë kur i shihte me skepticizëm revolucionarët, të cilët, i rrëzojnë diktatorët për të ardhur vetë në pushtet. Për faq të keq, historia është si puna e kancerit, është recidiviste.
- «Make Albania great again». Shqipëria është shndërruar në një vend të privilegjur për investimet ndërkombëtare. Si ka ndryshuar realiteti i vendit?
Nuk jam shumë i sigurtë që Shqipëria është shndërruar në një vend të preferuar për investimet e huaja. Kjo gjë ndodhi në fillim të viteve nëntëdhjetë, por më pas një pjesë e investitorëve të huaj, ndër ta edhe italianë, duke mos gjetur një klimë të sigurtë dhe të frikësuar nga korrupsioni i lartë i pushtetit filluan të largohen dhe të zhvendosen në vende të tjera, shpesh dhe fqinj, ku gjejnë një klimë më të favorshme për investimet. Kështu, dashur pa dashur, u ndodhëm në një sistem që dikush e quan turbo-kapitalizëm.
Ka diçka danteske historia e Shqipërisë së këtyre tridhjetë viteve të fundit, e asaj që në zhargonin e politikës dhe të mediave quhet periudhë tranzicioni. Sipas arkitekturës së Komedisë Hyjnore ne gjendemi në një farë Purgatori, pra as në Ferr – që ka qenë diktatura komuniste – as në Parajsë – që për shqiptarët është Bashkimi Europian. Nga ky këndvështrim udhëpërshkrimi ynë është biblik, ashtu si hebrenjtë endemi në shkretëtirë në kërkim të Tokës së Premtuar, e cila, paradoksalisht, i ngjan një mirazhi, duke qenë se kurrsesi nuk ia dalim të mbërrijmë në të.
- Ish-Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se «Shqipëria meriton që të hapen negociatat për anëtarësim në BE”: mendoni se së shpejti kjo gjë do të bëhet realitet?
Përgjigja ime vjen disa ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili i mohoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE. Tanimë dihet se kush janë suflerët kryesorë të këtij vendimi që nga shumëkush, jo vetëm shqiptarët, u cilësua “një gabim historik”. E megjithatë për shqiptarët dhe të gjithë vendet e popujt e Ballkanit Perëndimor - një eufemizëm ky i përdorur rëndom prej kancelarive europiane, a thua se bëhet fjalë për një geto – nuk ka të ardhme tjetër përveç asaj në Bashkimin Europian dhe kjo jo për shkak të ndonjë trilli ose trendi bashkëkohor, por ngase ata i përkasin Europës jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht e politikisht. Mjafton t’i hedhësh një sy hartës dhe do të shohësh se këta popuj kanë jetuar në shekuj mes dy kulturave më të mëdha e të lashta të njerëzimit, asaj helene e romane. Në këtë pikë, dua të pyes këdo që e vë në pikëpyetje përkatësinë tonë europiane: si ka mundësi që grekët dhe italianët bashkëkohorë i përkasin Europës ndërsa neve na këqyrin si bijtë plangprishës të saj? Bukur e thoshte Goethe, “Ajo çka e bashkon Europën është kultura, ndërsa ajo çka e ndan janë idetë politike”. Dhe ne shqiptarët, ashtu si edhe ballkanasit e tjerë, e gjejmë mjaft mirë veten në këtë shprehje të shkrimtarit dhe humanistit europianist që i ka të rrallë shokët dhe sot e gjithë ditën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38