Flash News

KRYESORE

Intervista e vitit 1994/ Çfarë mendonte Ibrahim Rugova për shkëmbimin e territoreve me Serbinë?  

Shkëmbimi ose korrigjimi i territoreve është kthyer tashmë prej disa javësh në një nga debatet më të nxehta në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

Një citim i presidentit Hashim Thaçi për deklaratën e Rugovës në vitin 1994 ka nxitur shumë reagime, madje edhe nga bashkëpunëtorë të Rugovës.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, e ka publikuar të plotë përgjigjen e Rugovës, në një intervistë të tij në vitin 1994 për gazetën  ‘Zëri’, me titull: Ndarje jo, këmbim po’.

“Edhe ne mund të bëjmë kësi lloj ‘pazari’. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës jugosllave. Megjithatë, po e përsëris, për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që Leposaviqi dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset tjera në Serbinë jugore, të banuara me shumicën shqiptare”, kishte deklaruar në atë kohë Rugova.

Të fundit