Flash News

KRYESORE

Intervista/ Estela tregon se pse studentët nuk pranojnë të ulen me Kryeministrin

Intervista/ Estela tregon se pse studentët nuk pranojnë të ulen

Loneta Progni & Jona Kazani / Politiko.al

"Ka studentë shumë të mirë, me ide fantastike aty në protestë, që po t'i dëgjosh, kënaqesh. Unë mund të jem nga ato studentet me shpirtin më të pastër, por jo domosdoshmërisht me idetë më të mira. Kjo frymë e studentëve të drejtë ka për të fituar këtë herë".

Estela Nazarko, ose "Estela me 5 yje", optimiste dhe luçide, shprehet se, këtë herë, asgjë nuk mund t'i ndalë dhe asnjë nuk mund t'i përçajë, në protestën e iniciuar nga studentët për të kërkuar atë çfarë me të drejtë iu takon.

"Jam këtu për ta ngritur zërin për ato 6 vite që heshta. Sot, për të pastruar ndërgjegjen time jam këtu. Kërkoj me ngulm që të plotësohen kërkesat e studentëve", shprehet Nazarko.

Ajo tregon gjithashtu edhe për hezitimin e studentëve për t'u "vetëflijuar" në një debat me Kryeministrin Rama, duke thënë se janë studentë dhe jo politikanë. "Është dështim që në momentin që mund ta marrim këtë guxim. Do manipuloheshim lehtësisht. Të gjithë bashkë jemi të pathyeshëm", tregon Estela.

23- vjeçarja tregon edhe për momentin, që në një mënyrë ose në një tjetër, me fjalët e saj, i dha një kontekst gjithëpërfshirës protestës.

"Pse unë e hapa protestën për të gjithë?" Ajo shprehet se protesta nuk është vetëm e saj, e studentëve. Është gjithashtu e prindërve, mbi kurrizin e të cilëve bien tarifat dhe thekson se kjo kauzë na prek të gjithëve.

Estela rrëfen se pavarësisht komenteve negative nga disa studentë, ajo e fitoi zemrën e shumë të tjerëve në momentin kur kërkoi ndjesë për incidentin që ndodhi me banorët e "Astirit", duke besuar fort se ata iu bashkuan protestës për t'i mbështetur studentët fillimisht si prindër.

Të fundit