Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Intervista/ Gazetari i Bild: Shqipëria, Kolumbia e Europës; zgjidheni vetë rolin e Ramës në këtë fotografi
Gazetari gjerman, Peter Tiede, artikulli i të cilit në gazetën Bild e tronditi qeverinë shqiptare, ka folur për Politiko.al dhe ka sqaruar se pse i intereson Shqipëria dhe çështjet e saj. Tiede habitet me deklaratën e deputetes Gjylameti, dhe thotë se 'ajo duhet të ketë pirë barin e gabuar shqiptar'. Gazetari nuk e kupton as se, si një deputete, që është zgjedhur për të kontrolluar qeverinë flet në emër të qeverisë.
Tiede ngulmon se Shqipëria është Kolumbia e Europës në punët e drogës dhe janë narkotrafikanët dhe paratë e tyre që kontrollojnë vendin. "Nuk kam thënë se Rama është gangster", sqaron ai, por se, "vendi juaj është në duar gangsterësh".
Tiede, duke e lënë për në fund 'helmin', shton: "zgjidheni vetë ju rolin e Ramës në këtë fotografi".
Politiko: Z. Tiede, a mund të na tregoni se si iu lindi idea për të ardhur në Shqipëri dhe të shkruani një artikull?
Për vite me radhë e kam parë Shqipërinë të bëhet metropoli i drogës në Europë. Se si varfëria i bën njerwzit kafshata të lehta për Mafian dhe politikanët e korruptuar. Nuk është hera e parë që kam qenë në Shqipëri. Kam qenë disa herë-përfshirë Maqedoninë, Kosovën. Serbinë dhe shtete të tjera ballkanike-dhe nuk ke se si i shpëton këtij problemi. Por, Shqipëria është, fatkeqësisht, Kolumbia e Europës në punët e drogës. Kështuqë, çfarë bën një gazetar kur sheh një gjë të tillë? Ai hulumton. Këtë bëra edhe unë.
Politiko: Ju e ndoqët nga afër protestën e opozitës të shtunën. Cilat janë përshtypjet tuaja për situatën në Shqipëri?
Përshtypja ime: nuk është një situatë e lehtë-sigurisht që jo. Nuk ka një shpëtimtar të vetëm për ju. Vendi ka vuajtur nga korrupsioni, Mafia dhe varfëria, jo vetëm që pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Por, gjendja së fundmi është përkeqësuar dhe, si gazetar, mua më interesojnë arsyet. Kam qenë duke e vëzhguar gjendjen për vite me radhë...
Politiko: Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, duke folur në emër të qeverisë, iu akuzon se keni marrë para nga opozita shqiptare për atë artikull...
Lëre të të shkrijë në gojë-është një karamele helmuese: Një deputete e zgjedhur flet në emër të qeverisë. Me gjithë mend? Cila është puna e një parlamentari? Në një demokraci me ndarje të pushteteve: të miratojë ligje të cilat qeveria duhet t'i zbatojë-dhe të kontrollojë qeverinë. A nuk mundet qeveria juaj të flasë për veten? A nuk ka një zë të vetin? A ka nevojë qeveria juaj të marrë hua zërin e një deputeteje?
Dhe zonja flet në emër të qeverisë? Dhe, qartësisht, asaj i mungon fantazia për të imagjinuar një shtyp të lirë, gazetari të pavarur. Nuk e di nëse kwsaj zonje i duhet të paguajë për t'u pasqyruar në gazeta, por punëdhënësi im më paguan mua për gazetari të pavarur-askush tjetër. Akuzat e zonjës janë kaq absurde sa, mundem vetëm të hamendësoj se ajo ka pirë barin e gabuar shqiptar. Kjo është krejtësisht absurde dhe qesharake.
Politiko: Një tjetër deputete e PS, Elona Gjebrea, tha në një emision televiziv se artikulli juaj është 'fake' (i rrejshëm) dhe qeveria do t'iu padiste për të. A keni frikë nga kjo?
Sigurisht, që jo.
Politiko: A mendoni se shkrimi juaj, ku e konsideroni Ramën dhe qeverinë e tij 'gangsterë' dëmton imazhin e Shqipërisë, e cila pret t'i hapen negociatat nga BE?
Unë vetëm sa përshkruaj gjëra që zbuloj. Pra, kush po ndot çfarë dhe kë? Unë Shqipërinë-apo politika juaj dhe Mafia vendin tuaj? Mos mendoni se unë zgjohem në mëngjes në Gjermani dhe them me vete: epo, cilin vend do të luaj mendsh sot? Oh, jo? Vendi juaj është i mrekullueshëm, kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe të njerëzishëm dhe, gjithashtu shumë gazetarë të mirë të ndershëm dhe të kërcënuar-dhe kam parë shumë varfëri-dhe pasuri shumë të çuditshme. Dhe një mafia të drogës që kontrollon vendin me paratë e saj. Nuk e kam quajtur Ramën gangster. Kam shkruar se vendi juaj është në duart e gangsterëve. Tani zgjidheni vetë rolin e Ramës në këtë fotografi.
BE nuk ka nevojë për mua për të parë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Dhe nuk janë artikujt e gazetarëve që ndikojnë shanset europiane të Shqipërisë, por kriteret e thjeshta. Kjo përfshin pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, kornizën ligjore dhe ekonomike, një forcë policore funksionale... Dhe, druaj se, politika shqiptare ka një mal gjigand me punë para vetes.
Të fundit
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03