Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ Hartat e shteteve të Ballkanit nuk janë përfundimtare; Maqedonia drejt vetëshkatërrimit
Ka intensitet, thellësi dhe drejtpërdrejtësi te Kim Mehmeti. Mendoj se diçka do kishte me mbetë e humbur ndër rreshta, nëse do ta hidhja gjithë pjesën e mbetur të intervistës. Kështuqë, le të vijojë nesër me një pjesë të tretë. Ku ai do të flasë për protestën e opozitës, vizitën në Çadrën e Lirisë, mendimet që ka për Bashën, Berishën dhe Ramën.
Alfred Lela
A ka një 'konspiracion sorosian' kundër pushtetit të Gruevskit, apo është një strehë e përkohshme pwr problemet politike e gjithë kjo?
Kim Mehmeti: Popujt e paaftë për të ndërtuar shtet, paaftësinë e vet e mbulojnë duke trilluar armiq. Ndërkaq, popujt e civilizuar, bëjnë çmos që të miqësohen edhe me armikun e vet. Maqedonia ka një ‘armik’, i cili është duke e shkatërruar atë nga dita në ditë: mospasjen potencial shtetformues! Mos mendoni se nuk e di që askush nuk të financon, pa pasur ndonjë interes të vetin. Por, e keqja e Maqedonisë nuk vjen nga të huajt që asaj ia duan të keqen, por nga politikanët vendas, që nuk ia kanë dalë ta identifikojnë se cili është interesi i këtij shteti. Dhe duke qenë të tillë, ata edhe nuk ia dalin ta kuptojnë se ka vlera perëndimore, por ka edhe interesa perëndimore. Pra, Maqedonia vuan mungesën e burrështetasve që dinë t’i veçojnë këto interesa nga vlerat!
Presidenti Ivanov e ka përligjur si ‘platformë që vjen prej shtetesh të tjera’ refuzimin për t’i dhënë mandatin Zaevit për formimin e qeverisë. A ka, në fakt, një ‘ndërhyrje të Tiranës në punët e Shkupit’?
Kim Mehmeti: Vlerësoj se Tirana e Prishtina zyrtare janë treguar inferiore ndaj fqinjëve, andaj tani, çdo reagim që vjen nga atje, duket si ndërhyrje e rëndë! Ne shqiptarët u lodhëm duke e dëshmuar se jemi paqedashës, se jemi rojtarë të stabilitetit të pesë shteteve të Ballkanit. Pra, u lodhëm duke u ngarkuar edhe me barrën që nuk na takon vetëm neve: të jemi mbrojtës të paqes në Ballkan dhe në Evropë?!
Kam kërkuar, dhe kërkoj veprim mbarëshqiptar kur bëhet fjalë për shqiptarinë! Më në fund, mjaft më, ne shqiptarët e Maqedonisë, jetuam si popull që nuk ka mëmëdhe. Nuk jam për atë që Tirana e Prishtina të na tregojnë si dhe nga të ecim, por jam për atë që kur e gabojmë rrugën, ato të ndërhyjnë. Më në fund, mos vallë ne duhet ta fshehim potencën mbarëshqiptare dhe atë të mos e përdorim për interesat kombëtare, kuptohet duke mos i dëmtuar tjerët? Pse u dashka ta fsheh se ndjehem mirë pse librat e mi mund t’i botoj edhe në Tiranë e Prishtinë, apo mos duhet të ndjehem keq kur i ankohem mëmëdheut për mospërfilljen që tregon ndaj interesave të mia shteti që i harxhon edhe taksat e mia!
Që të mos e zgjas; vlerësoj se Shqipëria ende nuk ka bërë aq sa i takon për ne shqiptarët e Maqedonisë. Mbase edhe nuk mund të pritet asgjë më shumë nga një Shqipëri që është shndërruar në shtet ku ngrenë çadra partitë opozitare që e ‘mbrojnë’ shtetin nga qeveritë që atë e ‘ndërtojnë’! Andaj unë nuk jam për Shqipëri të çadrave opozitare, por për Shqipëri që do jetë ‘çadër’ për tërë shqiptarinë! Pra, dua një Shqipëri, e cila nëse jo më shumë, do interesohej për fatin e shtëpisë së Nënë Terezës, për godinën ku është mbajtur Kongresi i Alfabetit, për vlerat e këtushme mbarëshqiptare, ku bie edhe Shkupi shqiptar, të cilit i kanoset të përfundojë si Manastiri shqiptar, ku sot nuk ka mbetur thuajse asgjë shqiptare…
Por, kur jemi këtu ta them se shumë miq e gazetarë, më pyesin se çka duhet të bëjnë burrështetasit e Tiranës dhe Prishtinës, në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë?! Asgjë të veçantë, u them, duke shtuar se më të mirën që ata mundë ta bëjnë për shqiptarinë është që, nga kopsht i kanabisit e ‘Kolumbi’ të Evropës, Shqipërinë ta bëjnë shtet me institucione të konsoliduar demokratike dhe, nga një vend në pronë të ‘Klanit Pronto’, me emblemë njohëse korrupsionin e hajdutërinë, Kosovën ta bëjnë shtet, ku vlerat individuale do përcaktohen nëpërmjet asaj që ke në kokë, e jo nga ajo që ke në xhep, dhe ja, kjo do ishte ndihma më e madhe për gjithë ne dhe, ky do ishte ‘ilaçi’ që kokëtulët e llojit të Presidentit të Maqedonisë, nuk do i shëronte nga antishqiptaria, por do i detyronte që të na e ‘puthin’ dorën, edhe kur na urrejnë!
Çfarë e ka penguar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, apo janë të njëjtat arsye që pengojnë edhe zyrtarizimin e shqipes si gjuhë e shtetit maqedonas?
Kim Mehmeti: Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk e penguan vetëm qarqet maqedonase, që shtireshin se janë humbur në përkthimin e saj, por realizimin e saj e penguan edhe drejtuesit e BDI’së, që atë e lexuan si një ‘rregullore’ që mundësonte realizimin e ambicieve të tyre personale dhe punësimin e partizanëve partiak. Andaj edhe ndodhi e paimagjinueshmja: Maqedonia e pas Marrëveshjes së Ohrit, për shqiptarët e këtushëm, u bë edhe më e padurueshme dhe më e papranueshme se ajo e para konfliktit të 2001. Dhe kurrë si në dhjetë vitet e fundit, shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë ndje kaq të përbuzur e të papërfaqësuar. Madje filloi të ngjallen ndjenjat se ‘Rrahman Morinat’ e socializmit, ishin ‘heronj’ kombëtarë, në krahasim me disa ‘çlirimtarë’ të BDI-së, e që u bënë aktivistë dhe bashkëpunëtorë më të zellshëm të qarqeve antishqiptare të VMRO-DPMNE’së.
A i mungon Arbër Xhaferri vendimmarrjes apo mendimit politik shqiptar në Maqedoni?
Kim Mehmeti: U iki pyetjeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të ndjerëve. Mbase shkaku se nuk jam nga ata që të gjallët i shajnë e i nënvlerësojnë, e të vdekurit i mbulojnë me lëvdata dhe i mbivlerësojnë. E kam çmuar lart mençurinë e Arbër Xhaferit, por kjo nuk më ka penguar të jem kundërshtar i politikave të tij. Dhe qysh në të gjallë të tij e kam thënë se duhet ndarë Arbër Xhaferin analizues e komentues të ngjarjeve dhe dukurive, nga Arbër Xhaferi politikan. Madje e kam thënë edhe atë se Tirana e Prishtina, atë e njohin vetëm si komentues dhe analist të pashoq të ngjarjeve politike, por ne të Maqedonisë, atë e njohim edhe si politikan, kështu që, e vlerësojmë edhe nëpërmjet asaj që bëri, e jo vetëm nëpërmjet asaj që tha. Pra, Arbër Xhaferi, për Shqipërinë e Kosovën, prodhonte intervista e kolumna të mrekullueshme, që pasqyronin mençurinë e tij të veçantë, por sipas meje, për ne shqiptarët e Maqedonisë, ai prodhoi edhe shumë ‘pleh’ politik, të cilin as sot e kësaj dite nuk ia dalim tërësisht ta pastrojmë dhe ku bënë pjesë edhe drejtuesi i sotëm i PDSH-së, të cilin ai me aq mburrje e shpalli si trashëgimtar të denjë të tij. Në ndërkohë, ai gjithmonë ishte i afërt me të pushtetshmit dhe të fortët e Tiranës dhe Prishtinës. E unë, edhe pa pasur ndonjë argument shtesë, nuk i parapëlqej ata që gjithmonë janë nën ‘çadrën’ e të fortëve dhe të pushtetshmëve.
Por si do qoftë, neve shqiptarëve të Maqedonisë, ai na përfaqësonte mirë, kudo që paraqitej publikisht. Për dallim nga këta injorantët e sotëm të BDI-së, që të çojnë të skuqesh, sa herë që e hapin gojën të japin ndonjë deklaratë publike. Dhe si do qoftë, unë me asgjë nuk do i zbusja kritikat që dikur ia kam drejtuar politikanit Arbër Xhaferri! Ende besoj se kam pasur të drejtë që e kam kritikuar pse me ndihmën e Tiranës së atëhershme zyrtare, e përçau PPD-në, dhe nga një pjesë e sajë e themeloi PDSH-në e vet; pse në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998, bëri koalicion parazgjedhor me PPD-në, por pastaj e shkeli marrëveshjen parazgjedhore dhe u bë pjesë e qeverisë së VMRO-DPMNE’së antishqiptare, edhe pse kishte më pakë deputet se PPD-ja; pse duke dashur politikisht të përdorë ndjenjat fetare të shqiptarëve të këtushëm, lejoi që PDSH-ja e tij të kandidojë një hoxhë për deputet; pse në kohë të tij, PDSH-ja që ai drejtonte, e promovoi ‘rrugaçërinë’‘ partiake, që nënkuptonte se nuk është i rëndësishëm votuesi, por numëruesi i votave dhe cubi i fshatit, që dhunshëm të çon të votosh për PDSH-në; pse pas zgjedhjeve parlamentare të 2006, Gruevskin e shpalli burrështetas më të aftë të Maqedonisë dhe partia e tij, u bë pjesë e koalicionit qeverisës të VMRO-DPMNE –së, edhe pse, në bllokun politik shqiptar, PDSH’ja i kishte humbur zgjedhjet; pse aktivistët e PDSH’së e bënë edhe vrasjen e një të riu, në ditën e votimit; pse lejoi që PDSH-ja t’i ngjajë një stacioni policor, nga ku, nënkryetari i atëhershëm i tij, e kryetar i sotëm i PDSH-së, jo vetëm kundërshtarët e kësaj partie, por edhe pulat e macet e tyre, i shpallte spiunë dhe tradhtarë të popullit…. Shkurt e shqip: unë nuk ndjej asnjë fije pendese për kritikat që ia kam drejtuar politikanit të ndjerë, as atëherë kur e ndjej mungesën e mendimit të tij. Madje sot jam më i bindur se dikur që Arbër Xhaferin komentues dhe analist, e gllabëroi politikani Arbër Xhaferi, i cili si çdo politikanë tjetër shqiptar, donte t’i takojë edhe lavdia edhe ‘pasuria’.
A ka dritë në fund të tunelit? Cili është parashikimi juaj, apo intuita juaj si shkrimtar, për fundin e asaj që duket si një ‘ngecje e pafund’ e punëve të Maqedonisë?
Kim Mehmeti: Vlersoj se hartat e shteteve të Ballkanit ende nuk janë përfundimtare. Pastaj më duket se në Ballkan ka shtete ‘tampon zona’ që nuk janë krijuar për të qenë shtete të mirëfillta, por vetëm sa të bëhet ‘tejkalimi’ i mosmarrëveshjeve Ballkanike. Maqedonia është një ndër ato shtete, dhe s’kam pse ta fsheh bindjen time se ajo është katandisur rrugës së vetëshkatërrimit.
vijon nesër...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38