Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ 'Librat e ndaluar' të Bashkim Shehut (babait të të cilit nuk i ndalohej asgjë) dhe autografi profetik që i la Lasgushi
ÇFARE PO LEXON BASHKIM SHEHU?
Bashkim Shehu nuk është vetëm një shkrimtar. Ai është edhe krusma e një kohe të shkuar, e cila i ka lënë shenja, por mundur nuk e ka. Ai është i biri i një Kryeministri të Shqipërisë, i ngritur lart prej tij dhe i rënë poshtë bashkë me të. Megjithatë, Bashkim Shehu, si në autografin profetik që i linte poeti Lasgush Poradeci, është i vetmi që ka dalë nga krusma e asaj kohe pa një kërrusje.
Në melankoli është i mbytur, por asnjë grimë faji nuk ia bën me gisht. Sepse ai, me guxim intelektual, e tregoi me gisht të atin, kohën, stalinizmin shqiptar të Enver Hoxhës dhe veten, duke u bërë kështu një referencë morale.
Lasgushi e pat ditur, edhe para vetë kohës, edhe para vetë Bashkimit, kur i pat shkruar: “Ngrihu lart nëpër gëzime, / bjerë përposht në hidhërime, / ji veç një nëpër ndryshime, / se kështu ke zemrën time”.
Ne të tjerët nuk jam i sigurt në e dimë ende.
Në intervistën e mëposhtme për politiko.al shkrimtari flet për 'zakonet e të lexuarit'. Por, dikujt të cilit jeta e vet i është kthyer në lexim, nuk mund të na e shmangë 'fatin' që ne të lexojmë sërish ndër ato që thotë.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Nuk e di, por duhet të jetë ndonjëri nga librat e paktë që më kanë mbetur nga jeta para burgut (pothuajse të gjithë na i morën dhe, pasi dola nga burgu, m’u desh ta rindërtoja bibliotekën nga e para). Më duket se është një libër i Sartrit, në origjinal, me drama të tij, “Me dyer të mbyllura” dhe “Mizat”. E kam qysh prej mëse dyzetepesë vjetësh. Si ka shpëtuar ai libër i ndaluar kur na interenuan duke na lënë vetëm rrobat? Ia kisha dhënë dikujt dhe ma ktheu kur dola nga burgu.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nga të dyja. Ndërkaq, jam i kushtëzuar nga fakti se shkruaj vetë dhe mjaft shpesh lexoj për të mësuar, ndaj dhe lexoj më shumë në atë zhanër në të cilin shkruaj. Dhe, në atë zhanër, sikurse në të tjerët, zgjedh duke u nisur nga autori.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo. Por një pjesë e madhe e librave që lexoj, zgjedhja e të cilëve shpesh kushtëzohet nga punët e mia të ndryshme, nuk janë të bibliotekës personale.
-Libri i parë që keni lexuar…
Nuk e mbaj mend.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Nuk e mbaj mend. Po me siguri ndonjë libër nga ata që kam blerë kur isha në burgun e Burrelit.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Me shokët dhe, më vonë, edhe me kolegë shkrimtarë.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Jo.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Dikur nuk shkoja. Sot, po.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Po, ka ndodhur si gjysmë rastësisht. Janë dy. Njëri është i Paul Klee-së për pikturën, një tjetër është i Bertrand Russell-it me temën e pushtetit. Këtë të fundit s’ma ka kërkuar i zoti, ndonëse ia kam kujtuar para ca vjetësh, dhe me të nuk takohem shpesh. Kështu që është një moskthim pa dashje.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Po, shumë libra, gjatë përmbysjeve që kanë ndodhur në jetën time.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?
Po përmend disa nga të parët: “I huaji” dhe “Murtaja”, nga Camus; “Metamorfozën”, “Procesin” dhe “Kështjellën”, nga Kafka; “Rrethi i parë”, i Sollzhenicinit. Disa prej këtyre m’i kanë dhënë shokët, disa i kisha në shtëpi, në saje të pozitës që ka pasur im atë, ndër ata pak njerëz për të cilët s’mund të kishte libra të ndaluar.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Parapëlqej t’i zgjedh vetë. Por, nga ana tjetër, e vlerësoj dhurimin.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj ndenjur në shtrat.
-A lexoni në banjë?
Jo.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Në anglisht, frëngjisht, spanjisht, katalanisht dhe italisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Ndonjëherë, nëse libri më duhet edhe për ndonjë gjë tjetër përveç kënaqësisë së të lexuarit.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Më tërheq më shumë proza, me sa duket për shkak të zhanrit në të cilin shkruaj vetë.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Janë aq shumë sa nuk do t’i nxinte faqja e gazetës, ose më mirë as edhe i tërë numri.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Nuk di që të ekzistojë një libër i tillë. Ose është vetëm ëndërr, ëndrra ime dhe e të tjerë shkrimtarëve për ta shkruar atë. Ose ekziston nëqoftëse Zoti është, sepse vetëm Zoti mund ta shkruajë.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Këta tre libra janë dy. Njëri është libri biblik që rrëfen pikërisht historinë e Noes. Tjetri është Ungjilli i Joanit, ngaqë aty rrëfehet Apokalipsi. Tek i pari, njeriu e kapërcen katastrofën duke mbetur gjallë. Tek i dyti, mbijeton si shpirt mbas vdekjes.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Është një thënie nga Danillo Kish në vëllimin “Një varr për Boris Davidoviçin”, në tregimin “Qentë dhe librat”. Po e citoj sipas kujtesës: Leximi i shumë librave nuk është aspak gjë e rrezikshme; e rrezikshme është po të lexosh vetëm një libër.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Po ju them një strofë, nga poema “Letra” e Miguel Hernández-it, që e shkroi në burg dhe që vdiq në burg: “Dhe po të jem nën dhe, / që vdiqa, ti mos thuaj; / më shkruaj dhe nën dhe, / se unë do të të shkruaj”. Përkthimi është i Aurel Plasarit dhe është më i bukur se origjinali.
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Nuk e di, ndoshta Don Kishoti, ndoshta Antigona (ndonëse kjo s’është personazh romani, po s’ka rëndësi).
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Autografi më i çmuar që kam është ai i Lasgush Poradecit: “Ngrihu lart nëpër gëzime, / bjerë përposht në hidhërime, / ji veç një nëpër ndryshime, / se kështu ke zemrën time”. Besoj se është njëkohësisht edhe më i çuditshmi.
-Çfarë po lexoni?
“Kontinenti i errët: Europa e shekullit XX”, nga Mark Mazower.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38