Flash News

KRYESORE

Intervista në “Euronews”, Soreca: Pretendimet e opozitës po shqyrtohen

Intervista në “Euronews”, Soreca: Pretendimet e opozitës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se pretendimet e opozitës shqiptare po shqyrtohen, ndërsa vendi është i përfshirë nga kriza politike dhe skandalet për lidhjet e qeverisë me krimin. Zyrtari i BE-së dha një intervistë për “Euronews”, me titullin, “Shqipëria në udhëkryq të BE-së, mes reformave të mëdha dhe protestave në rrugë”. ”Akuzat e opozitës po shqyrtohen, por ato duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit. Prandaj, nëse hetimet çojnë në vendime, ndjekje penale apo dënim, natyrisht që Bashkimi Evropian do të ketë një konsideratë më të madhe të gjithë këtë.”, tha ai për Euronews sot. Ambasadori bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha partive që ta bëjnë Shqipërinë pjesë të unionit. “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit. Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Evropë e në botë. Hapja e negociatave? I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin”, përfundoi Soreca.

Të fundit