Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ Preç Zogaj flet për politikën dhe gazetaret e preferuara. “Nuk e imagjinoj dot të martuar Spartak Ngjelën"
Intervistoi: Enkeleda Kurcani
Sa gjuhë të huaja dini?
Unë njoh gjuhën frënge, të cilën e kam gjuhë të parë, më pas mund të përmend, gjuhën italiane. Mund të them se njoh edhe gjuhën angleze, pavarësisht se jam duke e studiuar.
Cila mbetet gjuha e preferuar?
Gjuha frënge. Jam rritur me këtë gjuhë, kam pasur një afeksion të vjetër për të. E kam mësuar në mënyrë autodidakte, kryesisht në malet e Velës. Është gjuha që më ka shoqëruar në vetminë e rinisë së parë. Romanin e parë “Lëkura prej Shagreni”, të Balzakut, e kam lexuar në gjuhën origjinale frënge, tregimet e Leon Tolstoit, po ashtu. Më vonë, poetët më të mëdhenj të Letërsisë franceze, por edhe të Letërsisë botërore i kam lexuar po në këtë gjuhë. Pra, gjuha frënge është më shumë se një gjuhë për mua, është formim. Për këtë arsye jam besnik i frëngjishtes. Kam mësuar edhe anglisht, pasi është e domosdoshme në punën që bëj.
Jeni diplomuar në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Sa korrekt e shkruani gjuhën shqipe?
Po, e shkruaj korrekt dhe jam maniak i stilit dhe i shenjave të pikësimit...
Jeni politikan dhe artist në të njëjtën kohë. Cila prej tyre ju frymëzon më shumë?
Sigurisht arti! Letërsia, muzika, piktura sjellin më shumë frymëzim. Ndërsa politika, ka veçorinë e motivuarit për të qenë aktiv dhe të mban në një lidhje më të fortë me mjedisin ku jeton.
Kur ngriheni në mëngjes mendoni për të shkruar një poezi apo për takimet që keni gjatë ditës?
Nëse i referohemi mendimit, ky i fundit shkon te takimet. Pasi poezia nuk kalendarizohet, nuk mund të planifikohet. Nëse ajo vjen, i hap rrugën dhe i lë mënjanë të gjitha impenjimet e tjera. Pra, nuk mund të them se mendoj për të shkruar poezi. Poezia është disi e çuditshme, nuk dua ta ndërlikoj bisedën dhe të them që është misterioze. Në të vërtetë, vetë motivi poetik, ideja poetike, frymëzimi poetik nuk varen shumë nga vullneti, nuk janë voluntariste, janë të vetvetishme. Ndonjëherë njeriu dëshpërohet dhe mendon “Po sikur të mos më vijë asnjë ide, asnjë mendim poetik...Si do të ndihesha unë që jam mësuar gjithmonë me të…?!” Por, poezia vjen gjithmonë, zë pritë diku dhe sinjalizon ekzistencën e saj.
Sa libra keni botuar deri më sot?
Kam botuar gjashtë libra me poezi në gjuhën shqipe, një përmbledhje me poezi në gjuhën frënge dhe një përmbledhje me poezi në Kosovë. Edhe prozën e kam lëvruar, librat e mi më të njohur në prozë janë esetë mbi politikën.
Do të kemi një libër të ri të Preç Zogajt?
Po! Së shpejti do të botoj një roman, të cilin e kam shkruar gjatë verës dhe vjeshtës së kaluar.
Mund të numëroni se sa politikanë artistë ka Shqipëria?
Ka disa të tillë, ata venë e vijnë nuk janë shumë stabël. Por, ata që vinjë nga arti janë Edi Rama (nga piktura), Besnik Mustafaj (nga Letërsia dhe vazhdon të shkruajë Letërsi), Besnik Bisha (regjisor), Parid Teferiçi (poet, piktor, përkthyes). Ka edhe të tjerë, por kur thirresh për të përmendur emra, nuk të vijnë në mendje.
Çfarë ju frymëzon në të shkruar…femrat…pija..?
Pija është një stimulant, por nuk mund të them se qëndron në fondamentet e frymëzimit. Për mendimin tim, frymëzimi është intelektual, është mendim. Duke qenë i tillë, temat kryesore të poezisë janë temat më të thella të mendimit. Dashuria, vdekja, raporti i njeriut me të tjerët, pikëpyetjet e ekzistencës, vizionet e përjetësisë, lidhjet më të afërmit...Motivet janë pafund, por, këto janë disa nga temat më universale të poezisë që kanë në bazë mendimin, pasi mendimi të çon te zbulimi poetik dhe artisik. Poezia duket paradoksale, por, ka diçka të përbashkët me matematikën. Matematika, është shkruar nga Galileo Galiei, është alfabeti me të cilin Zoti ka shkruar Universin. Por, një poet, Novalis, i cili ka qenë edhe matematikan edhe poet, ka thënë “Poezia është realja, madje realja absolute.” Pra, ajo që ne e konsiderojmë në pamje të parë shumë ideale, shumë jolëndore, në fakt është reale, është realja absolute, pasi lidhet me përjetimet më autentike të njeriut. Një shkollë filozofike konsideron se e vërteta artistike, përfaqëson shkallën më të lartë të së vërtetës.
Përgjithësisht personat publikë, ata që jetojnë në Tiranë, zgjedhin për drekuar apo darkuar jashtë Tiranës. Ju ku preferoni?
Në të vërtetë nuk drekoj apo darkoj shpesh, madje miqtë e mi më të afërt më kritikojnë për këtë. Kam një lloj vështirësie të qëndroj gjatë në tavolinë. Drekoj, por jo shpesh, në raste të tilla qëndroj këtej nga qendra, nuk hallaktem shumë (qesh).
Preferoni t'i paguani ju faturat, apo ua lini të tjerëve?
Varet. Kur jam me miqtë, paguajmë me radhë, nuk ndodh që të paguajë gjithmonë i njëjti. Unë shkoj shpesh edhe në zonën time, në Lezhë, edhe atje paguaj ndonjëherë, por jo me radhë si në Tiranë (qesh).
Ka ndodhur ndonjëherë që t`jua paguajë faturën një femër?
Posi jo! Dhjetëra herë, por jo më shumë se sa kam paguar unë. Femrat me të cilat ulem në kafe, presupozohet që janë shoqe. Ndodh që të jap intervista me gazetare i ulur në kafe dhe në këto raste paguaj unë. Me personat që ulem për herë të parë, paguaj gjithmonë unë.
Jeni në kontakt me pothuaj të gjitha gazetaret e politikës. Cila prej tyre është më e zonja në punën që bën?
Janë shumë të tilla. Intervista është shumë spontane, mund të lë ndonjë emër pa përmendur dhe mund të pendohem nesër (qesh) Duke paralajmëruar pendimin për ç`ka do them tani, më vinjë ndërmend disa. Në median elektronike Desada Metaj, Elona Meço, Valbona Kurti, e cila ka qenë dhe mbetet një gazetare e zonja. Eni Vasili, spikat më shumë në studio, por edhe ajo është mjaft e zonja, mjaft e informuar dhe të vë në vështirësi, kur do (buzëqesh). Nga mediat e shkruar Nevila Përndoj, një gazetare me përvojë tashmë. Ka edhe të tjera…
Cila prej tyre është më e bukura?
Të gjitha të pashme janë…
Një emër, apo keni frikë se pendoheni edhe në këtë rast?
(Qesh) Kam frikë se pendohem edhe këtu. Në përgjithësi janë të bukura.
Kur keni telekomandën në dorë, ku ndaloni?
Më shumë ndjek edicionet informative dhe ndonjë film.
Po në orët e vona…?
Në orët e vona më shumë lexoj, se sa ndjek televizonet.
Jeni në një fonotekë. Cila është CD-ja që zgjidhni të blini?
Normalisht që CD-në më të fundit, pasi jam një klient i rregullt i fonotekës.
Shijet e mia orientohen nga ajo që është artistike: klasike, moderne, muzikë e viteve '80. Jam i orientuar nga muzika franceze, latino-amerikane, muzika angleze. Dua shumë muzikën turke, indiane, disponoj edhe të gjithë autorët klasikë, të cilët i dëgjoj në makinën time. Por, kjo gjë ndodh kur jam vetëm në makinë, pasi kur jam me të tjerë duhet t`i respektoj (buzëqesh).
Familja e Preç Zogajt?
Jam i martuar, kam tre fëmijë. Djali i madh studion për Shkenca Politike, i dyti studion për Ekonomi dhe vajza, Alesia, është në klasën e pestë.
Ç`mendim keni për beqarët e betuar?
(Qesh) Nëse janë betuar kanë bërë një zgjedhje, nëse nuk kanë pasur rast është tjetër gjë.
Çfarë do t`u thonit atyre për martesën, meqenëse ju e keni provuar?
Nuk mund t`u them asgjë. Por, po them që beqarët na kanë zili neve që jemi të martuar dhe ne të martuarit kemi zili beqarët (qesh) Por, martesa ka disa përparësi dhe mbetet një lloj misioni i çiftit, nuk është vetëm një zgjedhje, është një lloj detyrimi, por në kuptimin e butë të fjalës.
Një ndër beqarët e politikës shqiptare është Spartak Ngjela. Në cilën kategori beqarësh e rendisni atë?
Ngjela është beqar tipik. E kam portretizuar në një libër timin, “Finalja”. Të them të drejtën, Ngjelën nuk mund ta imagjinoj të martuar. (Qesh) Sa kohë që në fantazinë time ai nuk më del me një femër përkrah, mund ta përfytyroj me një ide të re apo të vjetër, por me gruan e tij, jo.
Mendoni se keni qenë dhe jeni një dhëndër i denjë?
(Qesh) Nuk më mbetet mua ta them, por mendoj se po. Pavarësisht se vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë më, mund të them se kam pasur marrëdhënie të mira me ta.
Nga çfarë ka frikë Preç Zogaj...nga çfarë trembeni?
Më tremb ajo çka është bosh, më tremb hiçi…
Si janë marrëdhëniet me banorët e zonës ku ju jeni deputet, Lezhës?
Janë marrëdhënie korrekte.
I zgjidhni vërtet hallet e tyre apo u premtoni vetëm për “t`i hequr qafe”?
Deputeti nuk ka një çelës magjik, por, ka instrumenta, institucione që i vë në lëvizje. Mendoj se shumë probleme kam zgjidhur ose i kam vënë në rrugën e zgjidhjes.
*Intervista i përket fillimit të vitit 2009 dhe botohet për herë të parë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38