Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervista/ 'Sekretet' e një ministreje 'teknike': Policia e Shtetit më la të rrethuar. Përplasjet me Plarent Ndrecën; e shihte Ministrinë si pronë të vetën
Mirela Karabina ka qenë më e diskutuara ndër ministrat teknikë të Bashës. E vendosur në krye të Arsimit, ajo u kthye shpejt në target të preferuar të medias së majtë dhe deri vetë KM Rama. Pak pasi ka dorëzuar detyrën, Karabina rrëfen 'anën tjetër' si Ministre e Arsimit. Ajo flet për frustrim dhe përdorim politik të administratës dhe për konsiderim të saj si pronë partiake apo personale.
Intervistoi: Xhuliana Jakimi
- Ju znj. Karabina ishit ministre vetëm për disa muaj. A mund të na flisni për ndjesitë e marrjes, por edhe dorëzimit të detyrës së rëndësishme të ministres?
Komunikimi për të kryer një detyrë të lartë shtetërore më emocionoi. U ndjeva e vlerësuar sepse më besohej një post i lartë. Me përgjegjshmëri të lartë qytetare pranova këtë detyrë në një moment delikat dhe u ndjeva mirë që isha pjesë e zgjidhjes së një situate shumë të tensionuar në vend. Emocioni, përgjegjshmëria e lartë, optimizmi për gjëra të mira në të ardhmen karakterizonte marrjen e detyrës.
Ndjesia e dorëzimit të detyrës ishte ndryshe. Ndjehem e keqardhur dhe me një dhembje për atë që lashë në ministri: funksionimin dhe keqpërdorimin e administratës.Tejet e politizuar, e frustuar, apatike e cila merr formën e enës. Një ministri që është në shërbim të interesave personale dhe jo në shërbim të shqiptarëve.
- Çfarë mendoni se keni bërë më mirë në Ministrinë e Arsimit gjatë qeverisjes suaj? A i shihni vetes ndonjë të metë duke qenë se ju keni qenë edhe ministrja më e sulmuar?
Eksperienca e gjatë në punës në pozicione të ndryshme të sistemit arsimor më jepte mundësinë për të ofruar ekspertizë dhe njohje. Ne u angazhuam maksimalisht për të përmbyllur me sukses dy procese të rëndësishme: a) Monitorimi i administratës gjatë fushatës zgjedhore
Matura Shtetëtore dhe Provimet e Lirimit, Pranimet në Universitete dhe koordinimi të gjithë institucioneve dhe drejtorivë të varësisë.
Praktikisht qasja jonë ka qenë respektimi i kalendarit të veprimtarive dhe akteve nënligjjore të hartuara për mbarëvajtjen e punës për aspekte të rendësishme si: matura, pranimet dhe proceset audituese. Por ndërkohë prioriteti ynë ka qenë intensifikimi i monitorimit për proceset arsimore, duke siguruar transperencën dhe mbajtjen të veçuar të këtyre dy proceseve të monitorimit (maturës nga fushata zgjedhore) dhe mos lejimin e përdorimit të maturantëve apo aseteve shkollore gjatë fushtatës zgjedhore.
Çfarë bëmë mirë? Ne vendosëm një standard: mbajtja e administrates në punë, ruajtja e institucioneve gjatë fushatës zgjedhore. Nuk kishte ndodhur më parë. Kemi marrë falenderime nga punonjësit dhe mësuesit. Uroj që ky standard të ruhet dhe në zgjedhje të tjera.
2.Ndërkohë në përballjen tonë me administratën, me nëpunësit më të lartë të saj, nxorëm në pah një plagë të madhe: administratë të politizuar dhe jo profesionale. Adminstrata drejtohet dhe përdoret për interesa të ngushta. Drejtues dhe nëpunës të tjerë në mënyrë të vazhdueshme dhe haptazi refuzonin zbatimin e urdhërave. Kjo i kalonte kufijtë e logjikës normale të funksionimit epror-vartës. Pasojat janë në dëm të fëmijëve dhe familjeve shqiptare.
Angazhimi i im si ministër ka qenë maksimal në zbatimi të ligjit dhe respekt të kushtetutës. Kjo binte ndesh me modelin që përballesha; jobashkëpunues, pengim i qëllimshëm i punës, shkelje flagrante e ligjit. Përballje e vështirë, përplasje modelesh dhe qasjejesh të ndryshme: ligjshmëria me paligjshmërinë. Ndoshta duhej të kisha vepruar më shpejt në disa raste për mbarëvajtjen e punës.
Unë jam pjesë e sistemit arsimor shqiptar prej kohësh. Disa nga personeli i MAS-it më kanë njohur në pozicione të tjera. Më njohin dhe ju njoh aftësitë e tyre profesionale. Unë gjatë gjithë kohës vijova të garantoja respektimin e të drejtave të tyre. Sa ishin të lirë apo të lejuar të bashkëpunojnë me mua dhe kabinetin, është çështje tjetër. Në çdo takim kam ndjerë presionin dhe gjendjen e tyre të frustuar. Dhe kjo doli mëse e qartë nga kjo “formulë magjike”, ministrat teknikë nxorrën qartazi realitetin e hidhur sesi është administrata.
- Çfarë do të bënit ndryshe, nëse do qëndronit më gjatë në krye të këtij institucioni?
Nëse do kisha qëndruar gjatë, do kisha vijuar me të njëjtën mënyrë të punuari, zbatimi i ligjit në shërbim të fëmijëve dhe familjeve shqiptare. Por nuk mund të isha pjesë e politikave të kësaj qeverie. Filozofia ime mbi arsimin përputhet me programin dhe vizionin e Partisë Demokratike, duke e zhvilluar atë më tej. Do të isha pjesë e zgjidhjes së shumë problematikave, të cilat me gjithë vështirësitë u mundova t’i zgjidhja disa. Me vullnet e dëshirë të gjitha gjërat bëhen, dhe bëhen shumë mirë. Do kisha bërë gjëra të mira, duke filluar me mësuesit, mbështetje profesionale për ta, do bëhesha pjesë e zgjidhjes së problematikave të universiteteve si rezultat i mungesës së akteve nënligjore dhe shumë të tjera. Për një gjë jam shumë e sigurt: dëshira dhe vullneti për të bërë më të mirën për arsimin, do të ishte motoja e punës sime.
- Sipas jush, cilat janë defektet më të mëdha në këtë ministri, por edhe në qeveri, me aq sa keni parë?
Bashkëpunim dhe kontakte kam pasur me kolegët e mi, gjashtë ministrat e rinj të cilët drejtonim ministri të rëndësishme. Ne u përballëm me bllokime të qëllishme nga nëpunësit më të lartë në këto instuticione. Por, Ministria e Arsimit ishte e veçantë. Me keqardhje them që është një ministri që nuk i shërben të gjithë shqiptarëve, por interesave të ngushta të Sekretarit të Përgjithshëm (tani -ish ne MA por Sekretar dikut tjetër). Administrata është e shformuar në qelizë, në mënyrë të verbër zbaton urdhërat në dëm të fëmijëve shqiptarë duke penguar proceset. Këtë gjendje të rëndë ia kam bërë me dije Kryeminstrit Rama. Administrata është zbatuese e politikave dhe respekton titullarin dhe hireakinë duke zbatuar ligjin. Por fatkeqësisht nuk ndodh kështu në MASR.
Mund të sjell shumë shembuj: mungesën e bashkëpunimit, privimin e aksesit me portalin e denoncimeve të qytetarëve, mospasqyrimin e asnjë aktiviteti të Minstrit gjatë gjithë periudhës, mos përmbushje të përcaktimeve të VKM-së për afishimin e të dhënave të titullarit gjatë fushatës zgjedhore. Dhe ky përbën argument të qartë pse duhej të pezulloheshin drejtorët përkatës, të cilët kanë penguar Ministrin duke shkelur ligjin, duke mos kryer detyrat e tyre funksionale, në disa raste shkelje që përbën vepër penale. Një shembull tjetër i përdorjes së administratës në nivel drejtues është rasti i shtatë drejtorëve të ministrisë të cilët kallëzojnë penalisht ministrin për stres, ndërkohë që keta drejtorë shpërdoronin detyrën duke mos zbatuar ligjin. Kështu një rast tjetër flagrant, që përbën vepër penale, është pagesa e plotë e punonjësve të pezulluar nga Ministri. Apo largimi i punonjësve të drejtorisë së Arsimit Parauniversitar me raport apo me leje vjetore në një kohë që shkolla nuk kishte përfunduar. Administrata vepronte në shërbim të interesave personale dhe jo në shërbim të qytetarëve. Paligjshmëria dhe përdorimi i administratës së arsimit në këtë mënyrë është një kambanë alarmi. Depersonalizimi i punonjësve më ka tronditur dhe më ka lënë një dhembje të madhe. Guximi për të përdorur zyrat e shtetit për interesa personale është një shkelje e rëndë. Në këtë ministri mungoi bashkëpunimi dhe u pengua puna në mënyrë të qëllimshme.
- Ju ishit ministrja teknike, e cila ngritët zërin për shumë çështje dhe patët përplasje të herëpashershme. Ç’mund të më thoni për konfliktin me Sekretarin e Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca dhe pushimin e anëtarëve të bordit të UT?
Po është e vërtetë. Nëse do kisha pasur ambjent bashkëpunues e dashamirës në ministri, do kisha bërë disa zgjidhje të domosdoshme. Në fakt media dhe vëmendja është përqendruar te problematikat apo aktet e pezullimit të Sekretarit të Përgjithshëm, apo zëvendësimi i antarëve të bordit të fakulteteve, duke mos mundësuar pse kanë dalë këto apo pse janë ndërrmarrë veprime të tilla.
Ministri merr një përgjegjësi ligjore dhe detyrë kushtetuese. Konflikti me z. Ndreca nuk ishte as personal as institucional, e mendoj më shumë si ballafaqim modelesh të ndryshme. Qasjet autoritare dhe modelet e kultit nuk mund te funksionojnë në një administrate europiane që synon bashkëpunim dhe shërbimin. Ne sillnim një tjetër model, bashkëpunimin, donim të ndërtonim urën e lidhjes si profesionistë në shërbim të njerëzve. Si rezultat i veprimeve dhe ushtrimit të presionit të vazhdueshëm mbi të gjithë administratën kam hasur në bllokim të qëllimshëm të punës në të gjithë aspektet. Kam ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara ligjore duke garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese në bashkëpunim me të gjithë institucionet partnere.
Në çdo rast nga ana ime ofrova bashkëpunim dhe e kam bërë maksimumin për të vendosur urat e bashkëpunimit me nëpunësit më të lartë dhe çdo nëpunës tjetër. Por administrata ishte në funksion të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për to eprori ishte ai. Prej ditës së parë, pas zvarritjeve të qëllimshme dhe pengesave të Sekretarit të përgjithshëm dhe nëpërmjet drejtorëve, të mbarëvajtjes së punëve, këto të dokumentuara, kërkova pranë Departamentit të Administratës Publike lirimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm, kërkesë që vijoi të mbesë për një kohë të gjatë process i shkresave dhe këmbimeve institucionale. Por, ajo që dua të ndaj është njëanshmëria e këtyre organeve, DAP (Departatmenti i Administratës Publike) dhe KMSHC (Komisionieri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil), të cilët duhet të ishin korrekt me ligjin në mbarëvjatjen e punës në ministri dhe jo të çorodisnin administratën me vendime evazive për të penguar punën.
Me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit të datë 13. 06.2017 shtetasi Plarent Ndreca është pezulluar nga detyra dhe sipas Kallëzimin Penal te datës 12.06.2017 është në ndjekje penale për dyshime të arsyeshme në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore. Në kundërshtim me aktet ligjore, i pezulluar dhe i shfuqizuar nga ministri si autoritet kontraktor, shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur më datë 27.06.2017 një Kontratë e Shërbimit me një Kompani Kontraktore duke krijuar situate të paprecedentë në një institucion shtetëror. Gjithashtu Ndreca më datë 10.07.2017 ka firmosur një kontratë blerjeje “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave dhe revistës mësuesi” në shkelje flagrante duke mos qënë autoritet kontraktor. Që nga pezullimi i tij, Ministri nuk ka njohur firmën e Sekretarit të përgjithshëm dhe nuk ka firmosur asnjë shkresë të sigluar nga ai deri në dorëzimin e detyrës. Sekretari i Përgjithshëm, megjithëse iu kishte hequr e drejta e firmës nga Ministri, ka firmosur urdhëra në shkelje flagrantë të ligjit. Guxim i madh të shkelësh ligjin në këtë formë. Për këtë janë vënë në dijeni Kryeministri dhe të gjitha institucionet përkatëse.
Në lidhje me bordet e universiteteve, janë keqinterpretuar emërimet në to. Kjo është e trishtë. Si Ministër i Arsimit ke detyrimin institucional të mbështesësh të gjithë instuticionet arsimore dhe të bëhesh pjesë e zgjidhjes së problematikave. Mungesa e akteve nënligjore ka sjellë amulli në Arsimin e Lartë duke krijuar problematika në menaxhimin dhe funksionimin normal të tyre. Më është kërkuar mbështetje nga universitetet; në Universitetin e Mjekësisë nuk ishte miratur buxheti dhe tarifat e studenteve të shtresave në nevojë, Universiteti i Tiranës me problematika serioze dhe në një situatë jo normale; bordi nuk shpall kriteret për zgjedhjen e administratorit dhe anëtarët e bordit të zgjedhur nga ministria ishin në konflikt interesi. Në bazë të ligjit 8/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” neni 48, pika 1 ”Anëtarët përfaqësuse rë ministrisë përgjjegjëse për arsimin në Bordin e Administrimit janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike dhe emërohen nga ministri përgjegjës për arsimin”. Veprimi i minstritit ishte në mbështetje të univeristetit dhe pjesë e zgjidhjes. Bëra një hap të matur, mbështetur në ligj dhe jo të cënoja autonominë e tyre. Do të dëshiroja të kishte reagime në lidhje me problematikat që janë aty dhe fakultetet të bëheshin pjesë e zgjidhjes. Me përkushtimin tim profesional do të bëj më të mirën për Universitetin e Tiranës, i cili, pa dyshim përbën traditën dhe kulturën akademike shqiptare.
Në fakt, qasja ime ndaj rritjes së universiteteve është pozitive. Ne duhet të lejojmë autonominë e tyre, duke filluar që nga pranimet në universitete. Këshut do t’i hapim rrugën rritjes së cilësisë së universiteteve publike. Besoj se institucoinet e Arsimit të Lartë kanë kapacitete të kryejnë pranimet në një fazë të vetme, të merren me konkurset dhe në fund të dorezojnë listat e studentëve të pranuar. Për shkak të impaktit social dhe efekteve që prodhon matura dhe pranimet në institucionet e Arsimtit të Lartë, ka qënë objekt auditimi nga Kontrolli i lartë i shtetit. Ky i fundit ka dhënë rekomandime për të ndërhyrë dhe ndryshuar qasje dhe modalitet. Besoj se rekomandiment janë një ekspertizë e vlefshme për t’u reflektuar në të ardhmen. Mbetet detyrë parësore e Rektorateve dhe grupeve të interesit të shprehin në kohë mendimet e tyre përpara se aktet nënligjore të hartohen.
Nëse do kisha mbështetje e bashkëpunim dhe pak më shumë kohë, do të isha bë pjesë e vendimarrjeves sipas rekomandimeve të vlefshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit për më të mirën e fëmijëve shqiptarë në lidhje me aplikimet ne fakultete, në respekt të Ligjit të Arsimit të Lartë për drejtimin e këtij procesi nga IAL-të, pavarësisht kostos personale që mund të merrja.
- Gjatë detyrës suaj si ministre, cila ka qenë situata më e vështirë me të cilë jeni përballur dhe si e keni zgjidhur?
Situatat në punën time kanë qenë gjithmonë të vështira, pengesa të qëllimshme, zvarritje të proceseve të cilat sillnin anomali. Situata që më ka tronditur ka qenë marrëdhënia me Policinë e Shtetit e cila nuk iu përgjigj thirrjes për ndihmë të Ministrit të Arsimit. Titullari i Institucionit bëri prezent një situatë jo normale, rrethimi i Ministrisë së Arsimit nga një polici private, por Policia e Shtetit nuk iu përgjigj asnjë thirrjeje për të ndërhyrë dhe normalizuar situatën e rrezikshme dhe të tensionuar që ishte krijuar në këtë institucion. Kontaktova me Drejtorin e Policisë së Tiranës z. Ardi Veliu i cili nuk më dha zgjidhje. Telefonova dhe i dërgova mesazh Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Haki Çako, nuk iu përgjigj thirrjes sime, telefonova numri e emergjencës 112, përsëri nuk iu përgjigj thirrjes së ministrit. Këtë e kam bë prezente në media, duke i kërkuar ndihmë Presidentit, Kryeminstrit dhe Trupit diplomatik. Nuk kam asnjë fjalë çfarë të them për këtë. Po me qytetarër çfarë bëhet në këto raste? A marrin ata shërbim?
7.Çfarë raportesh keni me Ramën dhe Bashën?
Me z. Basha kam një marrëdhënie korrekte. Ai më vlerësoi dhe besoi një detyrë të rëndësishme, Ministër i Arsimit dhe Sportit. Kriteret që vendosi në përzgjedhjen time më bëjnë krenare: integriteti, profesionalizmi,marrëdhënia me njerëzit. Për këtë do të ketë mirënjohjen time gjithmonë. Zoti Basha është një udhëheqës më vizion perëndimor dhe kam bindjen që alternativa e Partisë Demokratike për përmirësimin e jetës së shqiptarëve po përkrahet çdo ditë. Zoti Rama më pranoi të isha pjesë e kabinetit dhe e falenderoj për këtë. Kontaktet e mia me z. Rama kanë qenë e-mailet dhe letrat informuese me gjithçka ndodhte në MAS.
8. Çfarë mendoni për paraardhësen dhe pasardhësen tuaj, Lindita Nikolla?
Në këtë mandat të dytë do të dëshiroja që znj. Nikolla me shumë përgjegjësi duhet të merret me problematikat e shkaktuara në sistemin arsimor nga reformat e mandatit të shkuar.
- Në sistemin parauniversitar aplikimi i kurrikulës me kompetenca ka shkaktuar çoroditje tek mësuesit, nxënësit, prindërit. Vendet e zhvilluara na ofrojnë shumë modele, por para se të aplikohen ato kërkojnë përshtatjen me kushtet tona. Mësuesit ishin të panjohur me këtë kurrikul dhe të patrajnuar, infrastruktura e shkollave dhe mungesa e bazës materiale nuk mundësojnë aplikimin e suksesshëm të këtij modeli. Pasojat bien mbi nxënësit.
- Arsimi i Lartë është në një moment shumë të vështirë. Ligji i Arsimit të Lartë ka hyrë në fuqi në 2015-tën, duhej të kishin dalë aktet nënligjore për zbatueshmërinë e tij nëntë muaj pas hyrjes në fuqi. Universitet janë në anomali, nuk dinë si të veprojnë. Përgjegjësia është direkt e Ministrisë së Arsimit, e Ministrit. Pranimi në universitete me daljen e udhëzimit Nr 13. darë 22.07.2016 , dhe udhëzimir Nr.15 datë 19.05.2017 janë një dëshmi e centralizmit të këtij procesi nga Ministria e Arsimit, duke mos lejuar universitetet të organizojnë dhe menaxhojnë vetë këtë process të rëndësishëm ashtu si e parashikon Ligji. Përdorimi i këtij procesi si përmirësim i përformancës së MAS, nëpërmjet ndryshimit të udhëzimeve jo në frymën e Ligjit të Arsimit të Lartë, dëmton rëndë ILA-të (Instuticionet e Arsimit të Lartë) duke vënë në rrezik autonominë, rritjen dhe zhvillimin e tyre nëpërmjet konkurrencës që t’i përgjigjen ritmeve të zhvillimit të universiteve simotra jashtë kufijve të Shqipërisë.
9. Ju ishit propozim i Bashës dhe i PD si ministre teknike. Cilat do jenë në të ardhmen raportet me këtë forcë politike? Apo do vijoni me mësimdhënien?
Me përgjegjshmëri të lartë qytetare do të jap kontribut në shërbim të vendit tim, kudo që do jem. Mësimdhënia është e bukur e me vlerë; drejtoj mësuesit e ardhshëm. Ndjehem shumë mirë emocionalisht dhe profesionalisht me të. Unë mbetem pjesë e arsimit, dhe nuk do të resht së pushuari të kontribuoj për të mirën e arsimit shqiptar ne çdo angazhim të mëtejshëm. Besoj se i përkas kategorisë së njerëzve që janë të lidhur pazgjidhshmërisht me profesionin e tyre, dhe do të vijoj të jem pjesë e personelit akademik, por me një fokus të veçantë për arsimin parauniversitar si një nga sektorët kyç të arritjes së standardeve dhe rritjes së cilësisë.
*Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38