Flash News

KRYESORE

Intervistat për SPAK/ Mendoi se nuk ishte ‘live’, Gent Ibrahimi flet ‘pa doreza’: Proces i mërzitshëm nga natyra

Intervistat për SPAK/ Mendoi se nuk ishte ‘live’, Gent Ibrahimi

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka dhënë sqarime për mediat, lidhur me procesin e intervistimit të katër kandidatëve të parë të SPAK.

Mirëpo, pak para se mediat të bëheshin gati për transmetimin ‘live’, Ibrahimi ka shkëmbyer një mini-bisedë të lirshme me gazetarët.

Duke menduar se nuk është ende ‘live’, një nga gazetarët e ka pyetur: A do na japësh lajm?

Ibrahimi iu përgjigj: Jo, s’do të ketë ndonjë lajm, jemi në mes të një procesi administrativ, i mërzitshëm nga natyra.

Kujtojmë se gjatë deklaratës, kreu i KLP sqaroi se intervistat e kandidatëve për SPAK u regjistruan me audio dhe video, por nuk bëhen publike për mediat, për shkak se ato janë pjesë e një procesi administrativ të përzgjedhjes së kandidatëve.

Të fundit