Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Intervistë/ Suksesi i Serena Lekës pa një "recetë" por me shumë punë dhe studim
Serena Leka nuk është një emër i panjohur, sidomos në fund të vitit 2019-të , e cila u bë e njohur për publikun shqiptar me arritjen e saj ku u nderua me çmim të parë në "Samitin Global të Inovacionit" në Kinë. Aktualisht, Leka është menaxhere projektesh dhe lektore/trajnere ne "Departamentin e Inxhinierisë", në "Universitetin e Aarhusit", ndërkohe 'bashkëpronare dhe menaxhere' për palët e treta ne sipërmarrjen e re "Cellugy".
Serena, studimet "Bachelor në Financë Kontabilitet" i ka kryer në , 'Fakultetin e Ekonomisë', në Universitetin e Tiranës; ndërsa 'Master Shkencor' në Manaxhim Ekzekutiv (Strategji, Organizim dhe Lidership) në Universitetin e Aarhusit.
Në një intervistë për Politiko.al, Serena nga Fushë-Arrëzi ka treguar rrugëtimin e saj - që nuk ka qenë shumë i thjeshtë - ka rrëfyer për çmimin e parë në Kinë, planet e së ardhmes dhe se si suksesi nuk është thjesht një "recetë" por shumë punë.
Çmimi i parë në "Samitin Global të Inovacionit" në Kinë
Një nga eksperiencat e mia më të mira jashtë vendit. Sigurisht është një privilegj që puna dhe fati më solli të punoj me skuadrën e 'Cellugy', kompania të cilën përfaqësoja në Samit. Të qëndrosh përballë shumë kompanive të tjera të reja të cilat kanë synim të ndryshojnë botën për mirë, është po aq sfidë sa dhe një mundësi e shkëlqyer për te mësuar e kuptuar se ku po shkojnë industritë lider në treg. Tani presim që të zhvillojmë sa më mirë e shpejt produktet bazë të kompanisë, që të mund të materializojmë hyrjen në tregun Kinez, në mos jo për shitje, për prodhim.
Cila është risia që solli Serena me skuadrën e saj në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit dhe në çfarë konsiston?
Skuadra e Cellugy ka 2 vite që po punon për perfeksionim te materialit te zëvendësimit të plastikes fleksibel, duke e bere atë të përshtatshme për industrinë ushqimore dhe te paketimit, ndërkohe duke siguruar një impakt pozitiv në mjedis. Kjo e fundit ndodh pasi ne përdorim si lëndë të parë mbetje të frutave me përmbajtje ushqimore, kjo duke aplikuar ekonominë rrethore; po ashtu fundi i jetës se materialit është ne kohë rekord për dekompozim në natyrë, cilësi kjo e certifikuar nga institucionet përkatëse. Në nivel organizativ, skuadra e Cellugy është me shumëllojshmëri aftësish dhe origjinash, duke veçuar vlerën që ka krijuar në një kohë shumë të shkurtër.
Një çmim i tillë, kërkon një angazhim akoma më të madh. Serena dhe skuadra e saj janë të përgatitur.
Menjëherë pas Samitit, Cellugy është klasifikuar në vend të II-të nga "National Geographic" në kategorinë e kompanive më të mira në botë për dizejnimin e materialeve të reja, nga ku siguruam dhe investimet e para kapitale për të zgjeruar kapacitetin prodhues të materialit tonë "EcoFlexy".
Leka, është një vajzë e re që punon shumë dhe plot angazhime, ajo tregon se përditshmëria e saj nuk është e lidhur vetëm me punën por nuk le pas edhe pasionet dhe argëtimin:
Ndihem shumë e lumtur që kam një punë që më pëlqen. Sigurisht nuk ka qenë e lehtë të gjesh çka preferon të bësh, duke mos u ndjerë e kushtëzuar nga rrethana të tjera, por ky është një rrugëtim që çdo kush duhet të kryeje, që ta kthejë punën në një hobi. Më pëlqejnë shumë gjëra si makinat, volejbolli, kërcimi, udhëtimet, librat, etj. Ndonëse ka qenë e vështirë për të ruajtur konsistence në praktiktimin e tyre në rutinë për shkak të orëve të gjata të punës. Gjithashtu, përpiqem të kaloj kohë me miqtë dhe me familjen, ndonëse janë larg.
Rasti i Serenës mund të frymëzojë shumë të rinjtë. Të shumtë janë ata që kanë kapacitet, intelekt dhe talent por jo mundësitë financiare dhe kontaktet. Si ja arriti Serena të ketë këtë sukses dhe këshillat për të rinjtë që duan të ndjekin të njëjtin shembull:
Kjo nuk ka recetë, pasi çdokush ka rrethana të ndryshme të jetës dhe aftësi të tjera të individit që e bëjnë më kompleks rastin, por do përpiqem të listoj disa:
⁃ Përkushtim të përditshëm në studime që në nivelet baze të shkollimit
⁃ Pjesëmarrja në aktivitetet jashtë-shkollore, e më pas organizimi i tyre
⁃ Studim/lexim individual përtej asaj çka ofrojnë librat e shkollës
⁃ Ndjekja e dëshirave për sporte dhe art, edhe sikur të jetë vetëm për pushimet verore
⁃ Kërkesa për mbështetje nga familja, miqtë e mësuesit, dhe në të njëjten kohë ofrimi i ndihmës për të përmirësuar kushtet e bashkëjetesës me këto palë.
Sa i takon kushteve ekonomike dhe barrës financiare, unë e vlerësoj më shumë një student që ka filluar të punojë që në moshë të re, të themi 15-16 vjeç, pasi i besoj më lehtë kapacitetit të tij për të menaxhuar përgjegjësitë dhe paratë. Kjo sërish është në varësi të personit dhe rrethanave të tij. Po ashtu, ka plot programe studimi apo trajnimi që janë të sponsorizuara (sigurisht konkurruese) në të gjithë botën, ku të rinjtë shqiptarë kualifikohen për të aplikuar. Unë mund të kem paguar me ndihmën e familjes apo ç’ka kam siguruar vetë, vetëm 10-15% të kostove të deritanishme të të gjithë udhëtimeve të mia me qëllim zhvillimin personal dhe profesional.
Serena, shpreh gjithë gatishmërinë saj nëse dikush ka nevojë që të ketë të gjitha linqet e faqet e nevojshme. Sigurisht rrjetet sociale e bëjnë më të lehtë këtë komunikim, për të cilin nuk ka aspak komplekse të ju përgjigjet ;)
Serena, është nga qyteti i vogël verior i Fushë-Arrëzit, të cilët janë njerëz shumë krenar e kryelartë dhe përherë mbështetës të bashkëqytetarëve të tyre, e sidomos për Serenën. Ajo ka një falënderim për ta e për gjithë shqiptarët që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe kanë duartrokitur sukseset e saj:
Gjithmonë kam qenë shumë e lidhur me vendlindjen dhe u jam shumë mirënjohëse qytetarëve të Pukës e Fushë-Arrëzit, gjithashtu dhe të tjerëve brenda e jashtë Shqipërisë, për të gjitha fjalët e mira dhe vlerësimin e marr nga to. Kam dëgjuar e kuptuar që komunitetet në zonën e Fushë-Arrëzit janë të bashkuar e bëjnë për njëri-tjetrin, pa ndonjë kusht. Po ashtu, nuk lë dot pa përmendur që të dyja familjet e prindërve (Leka e Doda) kanë dhënë një kontribut në këto zona e unë gëzoj frytet e emrit të tyre në shoqëri.
Serena ishte nominuar po ashtu dhe si "Personazhi i Vitit" në sondazhin që bën Top Channel bën çdo fundvit, për të cilin tregon se u ndje shumë e surprizuar:
Shumë e surprizuar dhe falënderuese! Mendoj se mbështetja e medias dhe përgjigjet e ndjekësve ndaj arritjeve të publikuar bëri që puna ime jashtë të prezantohej në Shqipëri e të vlerësohej po ashtu.
Por si e sheh të ardhmen Serena? A është Shqipëria në planet e saj?
Kjo është një pyetje shumë e vështire, të cilës do zgjedh t`i përgjigjem duke thënë se do dëshiroja shumë të kthehem, nëse do krijoj përshtypjen qe do lejohem të punoj e të jap kontributin tim, pa ndërhyrjet e panevojshme që sistemi prezanton sot.
D.Z/ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38