Flash News

KRYESORE

Intervistoi Edi Ramën, flet gazetari italian: Mësuam cili ishte qëndrimi i tij për situatën politike

Intervistoi Edi Ramën, flet gazetari italian: Mësuam cili ishte

Gazetari Bruno Vespa, i cili intervistoi kryeministrin Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ora News.

Ai u shpreh për gazetaren e emisionit "Tempora" Sonila Meço, se shpresonte në zgjidhje të krizës politike në Shqipëri.

Ne sapo përfunduam regjistrimin e kësaj interviste me zotin Rama dhe mësuam se cili është qëndrimi i tij në lidhje me këtë situatë në Shqipëri. Janë dhe situata mjaft interesante edhe për Shqipërinë.

Sipas traditës "Porta a Porta" kemi dëgjuar edhe zotin Basha, liderin e opozitës, që ka qëndrime kritike ndaj qeverisë. Shpresojmë që të ketë një diversitet dhe Shqipëria të ribashkohet sërish dhe të evitojë këtë kontrast politik”, tha gazetari Bruno Vespa.

Intervista e Ramës do të transmetohet sonte në orën 23:05, ku do të flasë për situatën politike në vend.

Të fundit