Flash News

KRYESORE

Inva Mula rikthehet në Tiranë, mesazh politikanëve: Ka humbur komunikimi, ndjej keqardhje!  

Inva Mula rikthehet në Tiranë, mesazh politikanëve: Ka humbur

Soprano shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula është rikthyer në Tiranë në sajë të edicionit të dytë të festivalit “MIK”, që kësaj herë do të mbahet në Korçë.

Veç artit dhe muzikës shqiptare, Mula nuk ka lënë pa komentuar edhe aktualitetin shqiptar. Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Mula u pyet për ndjesinë e saj kur vjen në Shqipëri dhe kur përballet me kaos në Tiranë.

“Sigurisht që kur je pjesë e një shoqërie, nuk mund të jesh indiferente ndaj problemeve, asaj që ndodh përreth. Unë mendoj se Shqipëria, shoqëria shqiptare meriton të jetojë në paqe. Për këtë, do dëshiroja që të të gjithë të gjenin mënyrën e komunikimit. Mendoj se komunikimi midis njerëzve ka humbur dhe për këtë ndjej keqardhje të madhe. Shpresoj që të krijohen këto ura të munguara dialogu, që të kuptojmë se ku jemi” , u shpreh Mula.

Ajo ka apeluar për ndërtimin e më shumë skenave dhe teatrove në Shqipëri, pasi sipas saj artistët në Shqipëri janë të shumtë në numër.

Të fundit