Flash News

KRYESORE

Investigimi italian: Inceneratorët në Shqipëri do djegin plehrat tona

Investigimi italian: Inceneratorët në Shqipëri do djegin plehrat

Emisioni “Report” i tv italian “Rai 3” transmetoi një reportazh-investigim mbi djegien e mbetjeve urbane në Itali, që prodhon rreth 30 mln tonë mbetje urbane në vit.

Në 2012 u vendos riciklimi i 60% e tyre por deri në 2017 është arritur të riciklohen vetëm 53%. Sipas direktivave evropiane nga viti 2013 mbetjet e padiferencuara, ashtu sic ndodh edhe në Tiranë, nuk mund të dërgohen në landfill si të tilla, por duhet të bëhet selektimi i tyre fillimisht dhe në fund të kthehen në një material solid të cilët digjen me incenerator.

Programi italian ka dëshmuar se strategjia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar incenerator është jo vetëm e prapambetur kulturalisht, por kapaciteti është shumë herë më i madh se nevojat, më shumë mundësi është paracaktuar për importin e mbetjeve të djegshme me gjasa nga Italia.

Në emision thuhet se inceneratorët e lënë pjesën më ndotëse në tymra të cilat nëse nuk trajtohen ashtu siç duhet i lëshojnë ndotjet në mjedisin përreth impiantit. Pra, të importosh mbetje për t’i djegur në impiante të papërshtatshme, do të thotë të importosh ndotje dhe ta shpërndash atë kudo.exit.al  

Të fundit