Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Investigimi në Prokurori/ 500 mijë lekë për të mbyllur dosjen e ‘Eskobarit’, si del zbuluar oficeri i Policisë Gjyqësore
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Beratit duke marrë ryshfet. Nëpërmjet intervistave dhe kamerave të fshehta, Fiksi dokumentoi se oficeri, Gertmond Koroveshi mori një ryshfet prej 500 mijë lekësh nga një qytetar, për t’i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes.
Investigimi i Fiks Fare zbuloi skemën e ngritjes së një akuze për financim dhe kultivim të bimëve narkotike vetëm mbi bazën e një dëshmie. I akuzuari, i cilësuar si “Eskobari” i dytë i Shqipërisë, rifiton pafajësinë pasi paguan oficerin e policisë gjyqësore. Dhe, për t’i dhënë atë që i takon qytetarit, oficeri i kërkon disa herë takim, e kontakton në telefon dhe më pas, në takime në lokale dhe në makinën e tij, merr ryshfetin.
Në redaksi mbërriti një denoncim nga një qytetar me banim në qarkun e Beratit. “Unë jam 33 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit Fiks Fare se kam një problem në Prokurorinë e Beratit. Më akuzojnë se kam kultivuar bimë narkotike. Nuk është e vërtetë. Nuk e di kush ka shkuar aty dhe ka thënë për mua që kam kultivuar bimë narkotike. S’jam as përdorues dhe as dua ta përdor” thotë ai, ndërsa shton se procedimi është regjistruar vetëm mbi bazën e kësaj dëshmie. “Më quajnë edhe Eskobar. Nuk kam lidhje fare me këtë punë. Hetimet e i ka ndjekur oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Beratit, Gerti (Gertmond) Koroveshi. Oficeri më ka thirrur dhe më ka marrë në pyetje. Kam deklaruar që s’kam dijeni se kush ka mbjellë. Pavarësisht gjithçkaje, oficeri ka vijuar hetimet” thotë denoncuesi, ndërsa saktëson se ka dëshmuar në muajin dhjetor 2017.
“U paraqita te i njëjti OPGJ, Gerti Koroveshi. Pasi mbarova dëshminë, ishte dhe një person tjetër atje në zyrë. Ai (OPGJ-ja) i kërkoi të largohej, me arsyetimin se kishte një muhabet me mua. Personi tjetër u largua dhe OPGJ-ja më tha se ‘unë nuk ta vë lakun në fyt, po ti e di vetë, se kjo punë mbyllet’. Më bëri shenjën e lekëve me dorë. Nuk përmendi shumën e lekëve, më tha sa të shkëputet dhe ta vlerësoja. Lekët i donte për të mbyllur procedimin penal, për ta pushuar si çështje” thotë qytetari para gazetarëve të Fiks Fare. Sipas tij, para Vitit të Ri, OPGJ-ja e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të shkojë në prokurori. “Më ka thënë që dil këtej se kemi punë. I kam thënë do vij, bisedën e kam regjistruar” thotë ai, ndërsa në bisedë faktohet telefonata.
Pas denoncimit, qytetari shkoi të takojë oficerin e Policisë Gjyqësore, Gertmond Koroveshi. Ai e kërkon në prokurori. OPGJ-ja zbret poshtë dhe të dy shkojnë në një lokal. Në bisedë, OPGJ-ja i thotë qytetarit se hetimi është hapur vetëm mbi bazën e një dëshmie, ku ai (qytetari) është cilësuar edhe si “Eskobari” i Qarkut të Beratit. Më pas, bisedojnë për disa minuta rreth çështjes dhe më pas dalin nga lokali dhe OPGJ-ja futet në makinën e tij, bashkë me qytetarin. “Tani, më thuaj, çfarë halli ke, i thotë qytetarit, ndërsa ky i fundit i kërkon si mund ta mbyllin çështjen. ‘Të kam thënë, sa të shkëputet ty nga zemra. Mos e vra mendjen, më e mira do të bëhet. Për këtë të siguroj” vijon më pas biseda. Në fund, qytetari i kërkon kohë dhe të dy dalin nga makina, duke lënë një takim të dytë.
Disa orë më pas, qytetari siguron lekët, dhe shkon sërish për të takuar oficerin Gertmond Koroveshi. “Unë tërhoqa rrogën, të them të drejtën. Nuk e di se sa është, nëse duhen më shumë më thuaj o vëlla” i thotë qytetari, ndërsa OPGJ-ja i përgjigjet se “i ndamë njëherë këto muhabete, çështja nuk është mbyllur”. Më pas, oficeri i thotë se do e marrë në telefon nëse ka problem. “Unë një 500 (mijë lekë) kam. Dakort?” i thotë qytetari, ndërsa OPGj-ja i kërkon që t’i fusë në kroskotin e makinës. Pas dhënies së ryshfetit, qytetari shkon pas disa ditësh në Prokurorinë e Beratit, për t’u interesuar për çështjen. “Kanë ikur dy prokurorë nga puna. Dhe e di si jemi bërë, kemi nga 100 dosje në tavolinë. Më merr në telefon. Jemi shumë mirë. Në momentin që do dalim me një vendim përfundimtar, të cilin nuk duam ta nxjerrim për momentin” i thotë ai. Një javë më pas, qytetari flet në telefon me OPGJ-në, i cili i përgjigjet se “te unë je në rregull dhe je në ndihmë të hetimit. Ky është edhe konkluzioni që do dal unë”./Top Channel/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38