Flash News

KRYESORE

Investigimi për 613 kg kokainë: Arbër Çekaj mori 100 mijë euro nga fondi i BE pak javë pasi u shpall në kërkim në Ekuador

Investigimi për 613 kg kokainë: Arbër Çekaj mori 100

Media investigative OCCRP për çështjet e Ballkanit ka publikuar një artikull ku tregon se si Arbër Çekaj, biznesmeni që u arrestua në Gjermani lidhur me 613 kg kokainë të kapur në kontenierin në pronësi të tij me banane në 2018-ën në Durrës, ishte shpallur edhe më parë në kërkim për trafikun e drogës, por vijonte normalisht punën e tij.

“Në shkurt të vitit 2018 policia arriti të sekuestrojë një sasi prej 613 kilogramëve kokainë të fshehur në një kontenier me banane të ardhur nga Amerika Latine.

Kjo sasi ishte ngarkesa më e madhe e drogës të llojit kokainë e kapur ndonjëherë në Shqipëri, pas edhe akuzave ndaj qeverisë si një shtet narkotik.

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë duke përshëndetur operacionin "Bora e fundit", duke theksuar se si policia shqiptare e kishte goditur çështjen vetë. Përfaqësuesit e Ambasadës së Sh.B.A dhe të Bashkimit Evropian në Shqipëri e përcollën po ashtu me fjalë inkurajimi”, shkruhet në artikull, ndërsa shton se “një hetim nga OCCRP dhe media investigative ekuadoriane “Plani V” kanë zbuluar se Arber Çekaj, njeriu i arrestuar në vitin 2018 për organizimin e dërgesës së drogës, së pari erdhi në radarin e zbatimit të ligjit në 2015, kur ai u akuzua në Ekuador për fshehje 37 kilogramë kokainë - gjithashtu në një dërgesë bananeje për Shqipëri.

Kontrabanda e drogës në kamion frigoriferik të bananeve ose frutave të tjera është bërë një taktikë e favorizuar e trafikantëve vitet e fundit. Fruti ndihmon në përshpejtimin e lëvizjes së kontejnerëve përmes doganave, sepse zyrtarët e portit nuk kanë gjithmonë kohë të inspektojnë plotësisht ngarkesën prej rrezikut të prishjes së tonëve të produkteve. Sistemet e ftohjes brenda kontejnerëve gjithashtu sigurojnë vende të shkëlqyera fshehjeje.

Mos arrestimi i tij, e lejuan atë të mbante tregtinë e pakontrolluar për vite me radhë. Larg të qenit një sukses, çështja ekspozon dështime të mëdha të sistemeve të drejtësisë si në Shqipëri ashtu edhe në Ekuador, thonë disa oficerë të zbatimit të ligjit.

Vetëm disa javë pasi ishte lëshuar një urdhër-arresti për arrestimin e tij në Ekuador në vitin 2015, kompania e tij mori mbi 100,000 euro fonde bujqësore të BE-së për një depo frigoriferike që më vonë do të përdorej për të fshehur drogën.

Pavarësisht se ishte shpallur si një i arratisur në Ekuador dhe ishte nën hetim në Shqipëri, ai me sa duket kaloi vite duke vazhduar të udhëtonte mes dy vendeve, dhe organizoi edhe 137 eksporte të tjera të bananeve përgjatë të njëjtës rrugë duke përdorur të njëjtën firmë, e cila ishte regjistruar në emrin e tij . Asnjë provë nuk ka dalë të tregojë se ndonjë prej këtyre dërgesave përmbante drogë të kontrabanduar - por ato tregojnë se, pavarësisht se ishte një trafikant i dyshuar i trafikut të drogës, Çekaj ishte në gjendje të vazhdonte biznesin si zakonisht”, shkruan OCCRP.

“Dokumentet e gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me anëtarët e familjes, zyrtarët dhe kolegët e biznesit, që OCCRP dhe Plani V kanë mbledhur një afat kohor të ngjarjeve që çuan në arrestimin e Çekaj, tregojnë një pamje të mjerueshme se si autoritetet në të dy vendet nuk arritën të mbanin nën kontroll atë dhe dërgesat të tij.

Çekaj u kap vetëm pas një skanim rutinë që zbuloi diçka të pazakontë në një nga dërgesat e bananeve që ai kishte bërë së fundmi nga Kolumbia në Shqipëri.

Në Shtator 2019, policia shqiptare dhe ajo greke bëri një konfiskim tjetër të rëndësishëm: 137 kilogramë kokainë të fshehur në banane duke u dërguar nga Ekuadori në Durrës, porti më i madh i Shqipërisë, me të tjerë autorë të përfshirë në këtë trafik”, thuhet në artikull.

Të fundit