Flash News

KRYESORE

Investigimi i ‘Reporter pa kufi’, gjermanja “Deutsche Welle” censuron kritikën ndaj Edi Ramës

Investigimi i ‘Reporter pa kufi’, gjermanja “Deutsche

Media publike gjermane, “Deutsche Welle” (DW) është një burim kryesor referemi për gazetarët dhe publikun shqiptar, për shkak se ofron edhe shërbimin në gjuhën shqipe.

Së fundmi, ‘DW’ ka publikuar investigimin e ‘Reporter pa Kufi’ dhe ‘Birn Albania’ për mungesën e lirisë së medias në Shqipëri. Në faqen e medias gjermane është publikuar pothuajse i gjithë investigimi por është censuruar pjesa ku kritikohej sjellja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me gazetarët e terrenit.

Organizata ‘Reporter pa Kufi’ rikthente në vëmendje fyerjet e Ramës ndaj gazetarëve që i drejtojnë pyetje, duke e konsideruar këtë sjellje si strategji të politikanëve shqiptarë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet.

Te “Deutsche Welle” është pasqyruar ndërkohë pjesa kur flitet për vetë-censurimin e gazetarëve në televizionet dhe gazetat shqiptare, çka është ironike sepse një sjellje e tillë është ajo që gazetarët e medias gjermane kanë reflektuar me zhdukjen e kritikës ndaj Ramës nga artikulli.

Pjesa e censuruar nga “DW”:

Siç pasqyrohet në detaje, tregu shqiptar i medias kontrollohet nga një numër i vogël dhe i fuqishëm pronarësh me lidhje të forta politike. Në të njëjtën kohë, një numër i vogël gazetarësh dhe mediash të pavarura përballen shpesh me intimidim dhe abuzime verbale nga politikanët. Gjatë një konferencë në tetor të 2017-ës, kur u përball me pyetje për lidhjet e ministrit të tij të Brendshëm me një bandë të trafikut të drogës, kryeministri Edi Rama sulmoi gazetarët duke i quajtur “injorantë”, “helm”, “kazan”, “skandalozë”, “sharlatan” dhe “armiq publik”. Retorika e Ramës përmban shpesh denigrimin e mediave. Gjatë viteve të fundit, ai ka preferuar gjithnjë e më shumë komunikimin nëpërmjet mediave sociale duke shmangur gazetarët. Disa komentues mendojnë se “strategjia e abuzimit” që qëndron pas gjuhës së larmishme të përdorur nga politikanët shqiptarë kundër mediave, synon të largojë vëmendjen e publikut nga skandalet duke ofruar një spektakël televiziv të gatshëm. Të tjerë e shohin si një përpjekje për të delegjitimuar gazetarët dhe mediat kritike dhe të pavarura që nuk kontrollohen nga oligarkët, politikanët dhe miqtë e tyre.

Në anglisht: A Family Affair – The myth of media pluralism in Albania Media Ownership Monitor presented by RSF and BIRN Albania

Në shqip:

Denoncimi: Media në Shqipëri është kthyer në monopol. Tre familje mbajnë pesë licencat e transmetimit dixhital, vetëm njëra prej tyre ka tre të tilla

‘Reporters Without Borders’ delegjitimon Edi Ramën: Sulmon gazetarët për të hequr vëmendjen nga skandalet; oligarkët e mediave janë të lidhur me politikën

Të fundit