Flash News

KRYESORE

Investigoi shit-blerjen e votës në Dibër, ish-prokurori i çështjes: Të përfshirë zyrtarë të lartë të PS

Investigoi shit-blerjen e votës në Dibër, ish-prokurori i

Në investigimin e publikuar nga ‘Zëri i Amerikës’, vend të rëndësishëm ka edhe zona e Dibrës. Në të përfshihen zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe  veçanërisht fushata për zgjedhjet e parlamentare të 25 qershorit 2017.

Investigimi përmend denoncimet e Partisë Demokratike, kundër zyrtarëve socialist për blerje të votave, ndërsa ish-prokurori Gentian Trenova, që hetoi këtë çështje se vendosi nën përgjim rreth 20 persona dhe tabulatet telefonike flisnin për shit-blerje të votave. Trenova u largua nga çështja, pasi u transferua nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Emrat e përmendur nga opozita, si të përfshirë në shit-blerjen e votave kanë qenë, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja.

Por zgjedhjet e reja, të cilat nxorrën fitues mjekun socialist Muharrem Rama u përbaltën nga akuzat për shit-blerje të votës dhe përfshirje të personazheve me të kaluar të errët në zgjedhje.

Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEE-së, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një personazh kontrovers me lidhje të forta në zonë. Por dy vjet e gjysmë pas këtij kallëzimi, çështja me nr: 184/2016 kaloi gjithashtu nëpër duart e disa prokurorëve dhe nuk është finalizuar ende.

Ish-prokurori Gentian Trenova, i cili mori i pari në dorë kallëzimin e Partisë Demokratike kujton për BIRN se menjëherë pas kallëzimit u vendosën nën përgjim rreth 20 numra telefoni. “Përgjatë ditëve 8, 9 dhe 10 shtator u përgjuan me dhjetra telefonata, ku ndër të tjera flitej për blerjen e votës,” tha Trenova, i cili shtoi se mes bisedave të përgjuara ndodheshin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Trenova u largua nga çështja, pasi u transferua nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. Çështja ndodhet aktualisht mbi tavolinën e punës së prokurorit Klodian Braho. BIRN mësoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim drejtues të policisë në Dibër dhe Bulqizë si dhe zyrtarë të drejtorisë Arsimore apo të Tatimeve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në mënyrë të paligjshme në proces zgjedhor, se kanë premtuar vende pune në këmbim të votës.

Megjithatë, njësoj si në dosjen me nr.339/1, edhe hetimi për manipulimin e votave në Dibër pengohet nga përgjimet voluminoze, pasi rreth 60 CD vazhdojnë të presin radhën për t’u zbardhur”, shkruan ‘Zëri i Amerikës'.

Në fund, ‘VOA’, duke cituar analistin Afrim Krasniqi dhe zv.kryetarin e Shoqatës KRIIK, Dritan Taulla del në përfundimin se shit-blerja e votave dhe përfshirja e individëve të fortë ka minuar proceset zgjedhore në Shqipëri.

“Ata kanë krijuar idenë përgjithshme se në demokraci gjithcka është në shitje. Sot është krijuar ideja se askush nuk mund të fitojë në zgjedhje nëse nuk merr mbështetjen e grupeve të tilla,” përfundoi Krasniqi.

“Jemi t’u hangar drekë me Gjushin”, si Avdylajt ndërmjetësuan në blerjen e votave për Dakon

“Zëri i Amerikës” publikon përgjimet: Si u blenë votat në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër

Të fundit