Flash News

KRYESORE

“Investimet më të mëdha në pikat që kanë pak prioritet”, deklarata e kreut të GIZ për pastrimin e mbetjeve të Shqipëri

“Keqmenaxhimi i mbetjeve të ngurta është një ndër faktorët kryesorë të ndotjes në Shqipëri”, kështu e nis shkrimin e saj “Deutsche Welle” për mbetet në Shqipëri dhe vëmendja që merr ky problem nga Qeveria dhe qytetarët.

Prej fundit të vitit 2016 qeveria gjermane po e ndihmon qeverinë shqiptare për ndërtimin e një strategjie për mbetjet e ngurta. Këshillimet bëhen përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Hermann Plumm, drejtor i projektit pranë GIZ-it, thotë, se e sheh me pozitivitet rritjen e vëmendjes nga organizatat jofitimprurëse, qytetarët dhe qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare ka vendosur të investojë për herë të parë një shumë shumë të madhe parash, rreth 200 milionë euro, që do të përdoren në dhënien e koncesioneve për ndërtimin dhe funksionimin e incerenatorve. Nga ana tjetër, sipas Plumm, është e nevojshme të ndërtohen landfille më moderne për mbetjet inerte, ato urbane dhe përmirësim të sistemit të grumbullimit.

Ndër të tjera Plumm thotë se Shqipëria nuk ka qasje sistematike ndaj për këtë problem.

"Nuk ka një qasje sitematike për këtë problem. Nga njëra anë kemi investime të mëdha që vijnë nga qeveria dhe nga ana tjetër ka qytete si Kamza, Rrogozhina, Lushnja që lexon në shtyp se njerëzit protestojnë kundër hedhjeve të mbeturinave pa kriter, që njerëzit djegin mbeturinat, madje duket se edhe grumbulluesit e autorizuar nga bashkitë hedhin mbetjet në lumenj ose skandalet me mbetjet spitalore që kemi pasur së fundmi."

Plumm e ka mbyllur fjalën e tij duke deklaruar se: “Para së gjithash duhet të reduktojmë nivelin e mbetjeve, pastaj vjen ripërdorimi, pastaj riciklimi dhe në fund të gjithë mundësive, në fund të kësaj hierarkie, vjen incenrimi, që kthen mbetjet në energji. Por fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet."

Të fundit